Programi i monitorimit të Seancave Gjyqësore 

Pjesëmarrja në programin e monitorimit të seancave gjyqësore ka qenë një përvojë me rëndësi të veçantë. 

Rëndësia e këtij programi është vënë në pah qysh prej momentit të mbajtjes së trajnimit një ditor për  të drejtën e qasjes në dokumentet publike, trajnim i cili na ka ofruar njohuri më të mëdha në lidhje me Ligjin për Qasje në Dokumente Publike. 

Pa dyshim që si juristë në ardhje kemi pasur njohuri të mira rreth ligjeve dhe procedurave ligjore, por duke e pasur parasysh numrin voluminoz të ligjeve të miratura, në një studim katër vjeçar është e pamundur që të studiohen të gjitha lëmitë. 

Andaj, trajnimi lidhur me këtë ligj ka qenë mjaftë i rëndësishëm, duke e pasur parasysh që ky ligj i obligon institucionet dhe organet shtetërore për transparencë ndaj qytatarëve për çdo dokument publik, ku ne jemi trajnuar se si duhet të përpilojmë një kërkesë nëse dëshirojmë që të kemi qasje në ndonjë dokument publik. 

Pastaj, monitorimi i seancave gjyqësore ishte një eksperiencë mjaftë e mirë dhe e rëndësishme. 

Si studente e drejtësisë padyshim që kam mësuar për mënyrën e zhvillimit të një procedure gjyqësore, për rolin e palëve në gjykatë, mënyrën e sjellje dhe shumë çështje të tjera. 

Mirëpo të jesh prezent në një seancë gjyqësore dhe të ndjekësh nga afër mënyrën se si seanca po udhëhiqet nga gjyqtari, se si prokurori i shtetit po e bën prezantimin e aktakuzës dhe pastaj mënyrën e prezantimit të tyre nga personat tjerë pjesëmarrës, është një ndjenjë më ndryshe. 

E gjithë kjo duke pasur parasysh që përballesh me raste të ndryshme, disa prej tyre ndoshta tejet të ndjeshme, por që mësohesh të ruash qetësinë dhe të dëgjosh me vëmendje secilën pale kur flet. 

Seancat gjyqësore që kam monitoruar kanë qenë kryesisht të natyrës penale në departamentin e përgjithëm si dhe në departamentin e krimeve të rënda . 

Pothuajse të gjitha seancat që i kam monitoruar janë zhvilluar në përputhje me legjislacionin në fuqi, gjatë  monitorimit nuk kam vërejtur të jetë bërë shkelje e së drejtave të ndonjë subjekti në procedurë. Në  përpikëmëri me legjislacionin në fuqi u është dhënë e drejta të gjithë pjesmarrësve në procedurë që të  deklarohen lidhur me çështjen përkatëse. 

Si kritikë e imja, do të ishte mos publikimi i orarit të të gjitha seancave të cilat zhvilloheshin gjatë ditës,  vetëm një numër i vogël i tyre ishte i publikuar në web-faqen e gjykatës. 

Poashtu, ndonjëherë kishte dhe vonesa të paarsyeshme në fillimin e seancave gjyqësore. 

Krejt në fund mund të them se ky program ishte një përvojë mjaftë interesante dhe me interes të veçantë  për mua, andaj jam mirënjohëse ndaj YIHR KS për mundësinë e dhënë. 

 Lavdie Mujota

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

https://edrejtajem.org/wp-content/uploads/2023/03/Rejana-Kojic-3rd-1.mov “Kjo video paraqet mendimet e disa të rinjve/rejave nga komunitete të ndryshme mbi të

“Këto fotografi të shkrepura në ish-Burgun e Prishtinës, paraqesin një sistem të drejtësisë të kalbur,

“Ngjyra e verdhë dhe e kaltër reprezantojnë ngjyrat e flamurit të shtetit tonë Kosovës. Goja

Resurse

YIHR KS do të kërkojë llogari nga institucionet përkatëse dhe do t’i mbajë nën vëzhgim për veprimet ose mos-veprimet sa i përket pyetjeve/rasteve të raportuara.

RAPORTO

YIHR KS do të kërkojë llogari nga institucionet përkatëse dhe do t’i mbajë nën vëzhgim për veprimet ose mos-veprimet sa i përket pyetjeve/rasteve të raportuara. Megjithatë, YIHR KS nuk mbanë përgjegjësi për mos-reagimin e intitucioneve të drejtësisë pas adresimit të raportimeve/pyetjeve.