Blog

Home / BLOG  / Eksprienca ime si monitoruese  

Eksprienca ime si monitoruese  

Gjatë kësaj eksperience si monitoruese seancash kam mësuar shumë rreth këtij profesioni, për vështirësitë  dhe për punën të cilën e kryejnë monitoruesit.  

Per mua ishte një periudhë shumë e mirë, e cila më ka ndihmuar shumë për tu pregaditur profesionalisht  rreth profesioni tim si juriste.  

Gjatë kësaj kohe kam marrë pjesë në seanca të ndryshme, ku kam parë dhe mësuar rreth sistemit gjyqësor, i cili është një sistem mirë i menagjuar nga gjyqtarët nëpër departamentet përkatëse  

Kam pasur mundësinë që të kem qasje në dokumentet dhe vendimet gjyqësore lirshëm dhe kam pasur  një trajtim shumë të mirë nga ana e stafit gjyqësor. 

Kjo periudhë 1 mujore më ka mundësuar që të mësoj më shumë rreth sistemit të drejtësisë dhe sistemit  gjyqësor të Kosovës, ku kam pasur mundësinë që të shoh për afër se si zhvillohet një seancë gjyqësore.  

Shpresoj që në të ardhmen kjo periudhë të më ndihmoj që të bëhem kontribouese sa më e mirë në sistemin e drejtësisë. 

Anita Dedaj

No Comments

Post a Comment