Eksperienca ime gjatë monitorimit të seancave 

Unë jam studente e vitit të tretë në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës dhe kam monitoruar seanca gjyqësore në Gjykatën Themelore në Gjilan. Për sa i përket temës së lartëcekur mund të them që për mua si një studente ka qenë hera e parë që marr pjesë në një program të tillë prej të cilit nuk kisha menduar që do të përfitoja dhe kënaqësha në të njejtën kohë në mënyrën që pata rastin që gjithë kjo ekperiencë të më realizohej.

Procesi i monitorimit të seancave për mua si një juriste e ardhshme më ka mundësuar që t’i qasem nga afër profesionit të cilin më shumë shpresa në të ardhmen do ta ushtroj dhe gjithë ky angazhim më ka shërbyer si një lloj motivimi, burim i njohurive të reja shumë esenciale me ç’rast ka qenë edhe shumë efektiv për mua. Rasti për të parë në praktikë atë çfarë kam pasë mundësi ta mësoj vetëm në aspektin teorik, për mua përfshin një ndër kujtimet e mia më të mira të eksperiencës studentore deri më sot.

Si pjesë përfundimtare e gjithë këtij programi ka qenë edhe përpilimi i një kërkese për qasje në dokumente publike e për të cilën kishim marrë paraprakisht instruksione nga Flutura Kusari. Për mendimin tim edhe kjo njejtë sikurse edhe pjesa tjetër e programit është një ide dhe iniciativë shumë e qëlluar kryesisht për faktin se ndihmon dhe ka një impakt shumë të madh në rritjen e trasparencës së intitucioneve të ndryshme dhe në qasjen më të lehtë në informata të rëndësishme dhe me interes për qytetarët e këtij shteti.

Si konkluzion do doja të falenderoja stafin e YIHR KS të cilët kurr nuk hezitojnë te pergjigjen ne cdo paqartesi ne te cilen ne mund te hasim dhe gjithmone jane aty per ne. Puna qe ata bejne per juristet e ardhshem vleresohet dhe cmohet shume.

Unë jam studente e vitit të tretë në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës dhe kam monitoruar seanca gjyqësore në Gjykatën Themelore në Gjilan. Për sa i përket temës së lartëcekur mund të them që për mua si një studente ka qenë hera e parë që marr pjesë në një program të tillë prej të cilit nuk kisha menduar që do të përfitoja dhe kënaqësha në të njejtën kohë në mënyrën që pata rastin që gjithë kjo ekperiencë të më realizohej.

Procesi i monitorimit të seancave për mua si një juriste e ardhshme më ka mundësuar që t’i qasem nga afër profesionit të cilin më shumë shpresa në të ardhmen do ta ushtroj dhe gjithë ky angazhim më ka shërbyer si një lloj motivimi, burim i njohurive të reja shumë esenciale me ç’rast ka qenë edhe shumë efektiv për mua. Rasti për të parë në praktikë atë çfarë kam pasë mundësi ta mësoj vetëm në aspektin teorik, për mua përfshin një ndër kujtimet e mia më të mira të eksperiencës studentore deri më sot.

Si pjesë përfundimtare e gjithë këtij programi ka qenë edhe përpilimi i një kërkese për qasje në dokumente publike e për të cilën kishim marrë paraprakisht instruksione nga Flutura Kusari. Për mendimin tim edhe kjo njejtë sikurse edhe pjesa tjetër e programit është një ide dhe iniciativë shumë e qëlluar kryesisht për faktin se ndihmon dhe ka një impakt shumë të madh në rritjen e trasparencës së intitucioneve të ndryshme dhe në qasjen më të lehtë në informata të rëndësishme dhe me interes për qytetarët e këtij shteti.

Si konkluzion do doja të falenderoja stafin e YIHR KS të cilët kurrë nuk hezitojnë të përgjigjen në çdo paqartësi në të cilën ne mund të hasim dhe gjithmonë janë aty për ne. Puna që ata bëjnë për juristët e ardhshëm vlerësohet dhe çmohet shumë.

Eltinë Salihu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

https://edrejtajem.org/wp-content/uploads/2023/03/Rejana-Kojic-3rd-1.mov “Kjo video paraqet mendimet e disa të rinjve/rejave nga komunitete të ndryshme mbi të

“Këto fotografi të shkrepura në ish-Burgun e Prishtinës, paraqesin një sistem të drejtësisë të kalbur,

“Ngjyra e verdhë dhe e kaltër reprezantojnë ngjyrat e flamurit të shtetit tonë Kosovës. Goja

Resurse

YIHR KS do të kërkojë llogari nga institucionet përkatëse dhe do t’i mbajë nën vëzhgim për veprimet ose mos-veprimet sa i përket pyetjeve/rasteve të raportuara.

RAPORTO

YIHR KS do të kërkojë llogari nga institucionet përkatëse dhe do t’i mbajë nën vëzhgim për veprimet ose mos-veprimet sa i përket pyetjeve/rasteve të raportuara. Megjithatë, YIHR KS nuk mbanë përgjegjësi për mos-reagimin e intitucioneve të drejtësisë pas adresimit të raportimeve/pyetjeve.