Eksperienca ime gjatë monitorimit në Gjykatë
Eksperienca ime gjatë punës në Gjykatë, si monitoruese ka qenë mjaft efektive për mua si
studente e drejtësisë.
Gjatë monitorimit të seancave në Gjykatën Themelore në Mitrovicë(Jug), shumica e seancave kanë qenë të publikuara ne web- faqen zyrtare dhe më kanë lehtësuar qasjen/monitorimini në to. Sa I përket stafit duke filluar nga sigurmi më kanë ndihmuar rreth çfarëdo paqartësie që kam hasur, kur kam kërkuar proces-verbalin e seances së shqyrtuar, nuk më është mohuar e drejta e posedimit nga gjyqtarët.
Në çdo seancë që kam monitoruar më është kërkuar memorandumi si dëshmi për qasjen në séancë, nga shumica e gjyqtarëve. Ka pasur ditë që janë shtyer seancat për shkak të mos ardhjes së asnjërës palë
në gjykatë.
Në Gjykatën Themelore në Mitrovicë (Veri) sikurse në Jug, shumica e seancave kanë qenë të
publikuara në web-faqen zyrtare. Poashtu sa i përket stafit, sigurimi më kanë dihmuar rreth
çfarëdo paqartësie. Për dallim nga Jugu, stafi gjykues në Veri, sa i përket qasjes në seanca, nuk
më kanë kërkuar memorandumin si dëshmi. Ka pasur ditë që jan shtyer seancat shkak të mos
ardhjes së asnjërës palë.
Kaltrina Beshiri