Monitorimi i seancave gjyqësore
Unë jam Leonita Pestisha studente në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” Fakulteti Juridik në vitin e dytë. Unë kam monitoruar seancat në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Në Gjykatën Themelore në
Prishtinë kanë pasur shumë raste, shumë seanca gjyqësore.
Kemi pasur mundësi ne si studentë ta shohim punën e Gjykatës më nga afër, të shohim se si funksionon sistemi gjyëqsor. Për mua ka qenë një përvojë shumë e mirë në monitorimin e seancave sepse për mua ka qenë hera e parë të shikoj punën e gjykatës nga afër, të krijoj kontakte me njerëz të tjerë që po si unë kanë qenë monitorues të seancave por gjithashtu edhe të stafit i cili punonin aty me shumë përkushtim.
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë po thuaj se të gjitha seancat gjyqësore janë mbajtur në zyrat të gjyqtarëve.
E falenderoj shumë Youth Initiative for Human Rights-Kosovo (YIHR KS) për mundesinë e dhënë që të jem monitoruse e seancave gjyqësore. Ka qenë një pervojë shumë e mirë.
Leonita Pestisha