Blog

Home / BLOG  / Eksperienca në Gjykatë

Eksperienca në Gjykatë

Gjatë kohës së monitorimit në gjykatë, ka qenë një eksperiencë e re dhe mjaftë e veçantë për sa i përket anës profesionale dhe asaj emocionale, si çdo palë prezente që ka qenë në poziten e të pandehurit ashtu edhe të të dëmtuarit, kam perjetuar njësoj ndjenjën e tyre të fajit por edhe të dëmtimit, kështu që kam arritur të vendos në peshore parimin e barazisë së palëve, duke u munduar ta përvetësoj ndjenjën e arsyes.

Disa prej gjyqtarëve dhe prokurorëve kishin lënë ndjenjat e tyre jashtë gjykatës, për tu përballur me ftohtësinë e krimit dhe të dëmtimit, por disa prej tyre largoheshin nga ndjenja e përgjegjësisë ku në shumicën e rasteve kam hasur edhe papërgjegjësi nga ana e prokurorëve, të cilët nuk ju kanë dhënë shumë rëndesi lëndëve dhe pergaditjes së tyre, kurse gjyqtarët kanë qenë më në nivel vetem sa i përket pozitës së tyre të të gjykuarit, sepse në raport me palët e tjera si avokatët në këtë rast kanë qenë shumë të nënçmuar, në krahasim me palët e tjera prezente, edhe pse kjo është e drejtë e garantuar me Kushtetutë.

Me shpresë që në të ardhmen në bashkpunimë e tutje do të vendosim drejtësi, personalisht jam e kënaqur me punën e Gjykatës Themelore në Gjilan, gjatë asaj kohe të monitorimit.

Eliza Shala

No Comments

Post a Comment