Eksperienca ime si monitoruse e seancave gjyqësore

Programi “Monitorimi i Seancave Gjyqësore” ka qenë një mundësi shumë e mirë, efektive dhe lehtë e  qasshme sa i përket avansimit në rrugëtimin akademik veçanërisht zotërimit të praktikës ligjore në  fushën e drejtësisë. Duke pasur parasysh mundësitë e limituara që na ofrohen në kuadër të fakultetit  tonë që njohuritë e fituara t’i hedhim në praktikë qoftë si këto formate, programe apo të ngjashme, ka  qenë e domosdoshme dhe mjaft e arsyeshme ndjekja e një programi të tillë. Personalisht kam pasur  mundësinë që disa nga njohuritë e fituara në fakultet t’i konktretizoj pikërisht gjatë përvojes në program. Kjo padyshim që do t’i shmangë turbulencat apo gjasat e të gabuarit në studime, hulumtime apo edhe si profesioniste në të ardhmen, si rezulat i përvojes së fituar në program. Pastaj natyra e vet studimeve ku fokusi është i përqëndruar në aspektin atuodidakt të të studiuarit e mësuarit, programe të tilla sikur bëhen mundësi interaktive dhe gjithmonë e mirëseadhur për ta bërë edhe më zbavitëse periudhën e studimeve. Natyrisht se gjatë ndjekjes së programit si pikë mjaftë të rëndësishme dhe  thelbësore e cila ka ndikuar pozitivisht në ngritjen e përforcimin e njohurive të argumentimit ligjor, zbatimit të ligjeve në marrjen e vendimve ka qenë pikërisht edhe mundësia për të parë nga afër, nga vendi i ngjarjes procesin e zbatimit të instituteve juridike në praktikë, mënyra e shfrytëzimit të mjeteve  juridike nga palët, rastet e shfrytëzimit të mundësisë për procedurën e ndërmjëtsimit, diferencat në procedurën kontestimore dhe jokonstestimore etj. Njëkohësisht roli i ushtruar në mënyrë të detajuar  nga organet e policisë, prokurorit, avokatit e gjyqtarit gjatë seancave gjyqësore me ka shërbyer si pikë orientuese ku e shohe vetën në të ardhmën më shumë . 

Ndjekja e këtij programi më ka mundësuar t’i përvetsoj më mirë konceptet juridike, argumentimin ligjor,  mundësia për të pasur një mendim timin kritik të formuar në bazë të arsyes dhe përvojës sa i përket  infrastrukturës ligjore në gjykatë, poashtu nga përvoja e pasur kam një pasqyrë edhe për problemet  sociale dhe rrethanat sociale të cilat shpesh qojnë deri në thyrejën e rendit dhe ligjit në shoqëri dhe  natyrisht arsyeja më e shpeshtë që ka shtyer në prishjen e këtij procesi ka qenë varfëria dhe shkalla jo e  lartë e arsimimit. 

Tani dua të ndalem pak edhe tek palët tjera që në një mënyrë apo tjetrën ishin pjesë direkte apo  indirekte e programit. Përveç meje si protagoniste në këtë proces të këtij programi konsideroj se dobia  dhe frytshmëria e programit ka filluar, por nuk ka mbaruar tek une, duke u përcjellur e njejta dobi në trupin gjykues që përpos që kanë obligim profesional dhe ligjor t’i përmbahen korrektësisë dhe të jenë  transparentë gjatë ushtrimit të profesionit të tyre, por konsideroj se edhe vet prania e monitoruese ka shtyer në mbajtjen e etikës ligjore, transparencës gjatë gjykimit në shmangien e abuzimit të mundshëm, keqpërdorimit të pozitës zyrtare, e kjo rrjedhimisht ka ndikuar edhe tek palët të cilat kanë qenë duke u gjykuar gjatë procesit, por ky zingjir natyrisht vazhdon edhe me gjithë sistemin e drejtësisë në nivelin lokal duke u përcjellur në atë nacional dhe në shoqëri. 

Padyshim ky program ka qenë pikë takuese ndërmjet mundësisë dhe nevojës, ku si mundësi e mirë na  paraqitet për palën e studentëve dhe si nevojë e nënshtrimit e këtij monitorimi na paraqiten pikërisht  institucionet drejtësisë, respektivisht gjykatat në qytetet ku operojnë. Këtë të fundit e dëshmon qartë numri i rrijtes së kriminalitetit e veprave penale të rënda siç po ndodhin raste të vrasjeve të rënda të grave e vajzave në shoqërinë tonë dhe në të njëjtën kohë kur shohim mungesën e reflektimit të institucioneve përgjegjëse në shenjë revolte dhe restaurimi të sistemit të drejtësisë të shëndoshë.

Flora Halimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

https://edrejtajem.org/wp-content/uploads/2023/03/Rejana-Kojic-3rd-1.mov “Kjo video paraqet mendimet e disa të rinjve/rejave nga komunitete të ndryshme mbi të

“Këto fotografi të shkrepura në ish-Burgun e Prishtinës, paraqesin një sistem të drejtësisë të kalbur,

“Ngjyra e verdhë dhe e kaltër reprezantojnë ngjyrat e flamurit të shtetit tonë Kosovës. Goja

Resurse

YIHR KS do të kërkojë llogari nga institucionet përkatëse dhe do t’i mbajë nën vëzhgim për veprimet ose mos-veprimet sa i përket pyetjeve/rasteve të raportuara.

RAPORTO

YIHR KS do të kërkojë llogari nga institucionet përkatëse dhe do t’i mbajë nën vëzhgim për veprimet ose mos-veprimet sa i përket pyetjeve/rasteve të raportuara. Megjithatë, YIHR KS nuk mbanë përgjegjësi për mos-reagimin e intitucioneve të drejtësisë pas adresimit të raportimeve/pyetjeve.