Eksperienca ime si monitoruese në Gjykatë
Drejtësia duhet me sundu botën, kjo është ajo që e kam besu qysh se prej kam qenë fëmi, e që një ditë kam me punu për të nuk e kam besu,
Kjo dëshirë më ka lindë prej se kam pa shtetin në të ciën jam rritur dhe vazhdoj të jetoj e nga padrejtësitë që mundohen me m’ba përvete, andaj e mora edhe rrugën në këtë profesion.
Si studente e fakultetit juridik që jam pothuajse në përfundim, nga ky rast më është dhënë mundësia të i shoh për herë të parë gjykatat nga afër, se si punohet dhe si shkon një procedurë penale.
Para se të më jepej kjo mundësi nuk i kam kushtu edhe aq rëndësi këtij profesioni, duke e mendu që nuk është edhe aq i vështirë, por pasi e pashë nga afër, mundem me thanë se ky profesion është një nga më të vështirët.
Nga afër e pashë që barra, e pesha të cilën kam me mbajt mbi supe në të ardhmen është shumë më e rëndësishme se nga ajo që e kam mendu.
Monitorimi nëpër seanca ka qenë shumë i rëndësishëm dhe që ka lujt një rol të madh duke më ndihmu që ti i zgjeroj njohuritë e mija në fushën ligjore, si dhe besoj që ka me ndiku se si kam me i pa gjërat në të ardhmen!
Dafina Bytyçi