Eksperienca ime si monitoruese në Gjykatë
Mundësia e dhënë nga YIHR KS për monitorimin e seancave gjyqësore ishte një nga përvojat dhe mundësitë më të mira për të parë nga afër punën e Gjykatave të Kosovës. Përmes këtij programi kishim mundësinë të jemi prezent në seanca të ndryshme gjyqësore, gjatë këtyre seancave përveç punës së gjykatës kishim mundësinë të shohim edhe zhvillimin e seancave, dëgjimin e palëve dhe përfaqësuesve të tyre si dhe punën e prokurorisë së shtetit. Monitorimi i këtyre seancave na dha mundësinë për të parë proceset gjyqësore nga një kënd tjeter, pra nga ai i një studenti, ku përveç mësimit dhe përvojës së re do të shërbej edhe si mësim për të ardhmen në pika të caktuara ku ka vend për përmirësim në sistemin gjyqësor dhe gjithashtu shumë e rëndësishme ajo e zbatimit të dispozitave ligjore në fuqi të cilat u zbatuan nga gjykata ku kam monitoruar seancat gjyqësore.
Djellza Bajrami