Unë jam shumë e lumtur së pari që më është dhënë mundësia nga YIHR KS të bëja monitorimin e seancave gjyqësore dhe pastaj që fitova njohuri më mbajtjen e këtyre seancave.
Unë kam monitoruar 10 seanca gjyqësore,ditën kur fillova monitorimin e seancave gjyqësore gjyqëtarët më njoftuan rreth mbajtjes së seancave dhe monitorova në departamente të ndryshme, gjithmonë seancat fillonin në kohën kur ishin të parapara duke filluar me pjesëmarrës nga Gjyqëtari, Prokurori i Shtetit, avokatët, mbrojtësit e palëve që ishin të caktuar nga vetë palët.
Përfitova shumë nga kjo praktikë duke parë nga afër se si mbahen seancat unë kuptova se sa e rëndesishme është të zbatohet ajo që na obligon ligji për të gjithë në mënyrë të paanshme, kjo është natyrisht edhe ajo që unë kam mësuar gjatë kohës kur une studioj për drejtesi dhe kam qënë çdo herë e vetëdijshme për këtë, mirëpo kur gjërat mund t’i shikosh nga afër nga ajo që zbatohet në praktikë është shumë më e qartë.
Gjatë mbajtes së seancave nuk ka pasur shkelje të të drejtave të njeriut gjë që më bëri edhe më të lumtur se ajo që isha e pranishme, sepse drejtësia është ajo që na bën të ndihemi të sigurtë si qytetarë të këtij vendi. Transparenca në gjykatë ka qenë edhe një pikë tjetër si monitoruese ku une isha e vëmendshme për këtë gjatë gjithë kohës që monitoroja seancat. Sa i përket gjyqëtarve, prokuroreve dhe avokatëve unë pashë një përgatitje shumë profesionale nga ana e tyre ishin shumë te kujdësshem dhe ishin një shembull i mirë për mua si një juriste e re. Duke qenë në një objekt të Gjyaktës, duke monitoruar dhe duke parë se si zhvillohet procedura e një shqyrtimi gjyqësore konsideroj se ka qenë një përvojë shumë e mirë për mua e cila më ka ndihmuar në ngritjen time profesionale.
Përherë mirënjohesë ndaj Organizatës Youth Initiative for Human Rights-YIHR KS për mundësinë e dhënë.
Xhensika Gashi
Deprecated: File Theme without comments.php is deprecated since version 3.0.0 with no alternative available. Please include a comments.php template in your theme. in /home/u646346029/domains/edrejtajem.org/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114