Blog

Home / BLOG  / Eksperienca ime si monitorues i seancave gjyqësore

Eksperienca ime si monitorues i seancave gjyqësore

Për programin e monitorimit të Seancave Gjyqësore në kuadër të organizatës YIHR KS mund
të them se ka qenë një eksperiencë shumë e mirë për mua si një student i Fakultetit të
Drejtësisë.

Gjatë monitorimit të seancave konsideroj se kam marrë më shumë informacione
apo dituri rreth procedurave gjyqësore si ato penale apo civile,mbarëvajtjen e seancave
gjyqësore,rolin e subjekteve në procedurë,palët në procedurë dhe informacione të tjera që
ndërlidhen me parashtresat apo shkresat ligjore siç janë procesverbali,aktvendimi,aktgjykimi
të cilat deri më tash i kam mësuar vetëm në menyrë teorike,por nëpërmjet këtij programi
mund të i shihja në mënyre praktike në gjykatë.


Pas çdo përfundimi të seance kam hartuar raportin në të cilin kam përshkruar në detaje të
gjitha çfarë ka ndodhur gjatë seancës gjyqësore.


Po ashtu nga trajnimi që e kemi mbajtur në fillim të programit kam marrë informacione tejet
të rëndësishme në aspektin e Të drejtës për Qasje në Dokumente Publike,ku pranë gjykatës
së cilës e kam kryer monitorimin e kam parashtruar një kërkesë për Qasje në Dokumente
Publike.
Nëpërmjet këtij programi mendoj dhe konsideroj se kam marrë njohuri shumë të
nevojshme dhe të rëndësishme të cilat do të më ndihmojnë në karrierën time të ardhshme
si jurist.

Altin Veseli

No Comments

Post a Comment