Blog

Home / Blog Shqip  / Eksperienca ime në Gjykatë

Eksperienca ime në Gjykatë

Gjykatat, vendi ku ndahet drejtësia. Ku përcaktohet çka është e drejtë e çka jo, kush është fajtor e kush i pafajshëm. Institucion i lavdishëm e me rëndësi të madhe. Aty ku ka shumë rregull e jo çdo kush mund të hyjë, e kush hynë duhet tu përmbahet strikt rregullave të tyre.

Kështu e parafëtyroja gjykatën para se të shkoja e për disa ditë radhazi të më bëhej punë e obligim monitorimi në ndarjen e drejtësisë.

Eksperienca ime në gjykate ka qenë prej eksperiencave më të bukura e më të veçanta deri tani në drejtimin të cilin unë kam zgjedhur. Ditët nëpër gjykatë kanë qenë plot mësime për mua për profesionin tim që dua ta kem në të ardhmen.

Qysh nga hyrja në gjykatë e deri tek sallat e gjykimeve plot emocione, drama, deklarata, njerëz që shpalleshin fajtorë, palë të dëmtuara e shumë raste që e bënin dhe më emocionues rrugëtimin tim.

Gjatë disa ditëve kam arritur të ndjekë mbi dhjetë seanca dhe mund të them se kanë qenë një mësim shumë i mirë për mua rreth gjykatave, punës së tyre, rrjedhës së seancave dhe shumë gjëra të tjera.

Si parregullsi që e kam hasur gjatë atyre ditëve mund të them se është fakti se seancat pothuajse asnjëherë nuk fillonin në kohën dhe sallën e paraparë, çdo herë kishte vonesa.

Kurse sa i përket sjelljes së punëtorëve në gjykatë, gjithashtu edhe gjykatësve të gjithë kanë qenë shumë të sjellshëm dhe korrekt në punën e tyre duke më ndihmuar çdo herë në gjetjen e sallave ku mbaheshin seancat apo edhe me mohezitimin e të pasurit një monitorues nëpër seancat e tyre. Çdo herë kanë qenë mikpritës dhe të gatshem për çfarëdo lloj ndihme gjë e cila më ka lënë shumë mbresa.

Gjatë ndjekjes së këtyre seancave për fat të mirë asnjëherë nuk kam hasur në ndonjë parregullsi apo ndonjë shkelje të ndonjë të drejtë të ndonjë individi nga ana e gjykatës. Gjykata ku unë kam ndjekur gjykimet e që ka qenë Gjykata Themelore në Ferizaj ka qenë gjithnjë korrekte dhe shumë e  përgjegjshme në kryerjen e punëve të tyre.

Si perfundim eksperienca ime në gjykatë ka qenë një eksperiencë shumë e veçantë dhe tepër e bukur të cilën do ta mbaj mend shumë gjatë.

Dea Maliqi

No Comments

Post a Comment