Eksperienca ime gjatë programit të monitorimit të seancave gjyqësore
Sa i përket eksperiencës që kam marrë në këtë program monitorimi, kam shumë për të thënë.
Mua më është dhënë mundësia që të marrë pjesë nëpër seanca gjyqësore dhe t’i monitoroj nga afër. Për mua si student i Fakultetit Juridik kjo ka qenë mjaft e nevojshme dhe shumë e rëndësishme.
Që të marrë pjesë DIREKT në një seancë gjyqësore do të thotë shumë dhe gjithsesi që kjo shërben edhe si motiv për mua që të avancohem tutje në karrierë. Me pak fjalë mua si student dhe jurist më stimulon dhe inkurajon tutje që të jem pjesë e proceseve të tilla.
FAMILJARIZIMI me këtë “lloj jete” bëhet në këtë formë duke u integruar në sistem të drejtësisë apo duke marrur pjesë në seanca gjyqsore të të gjitha procedurave.
Pjesëmarrja në seanca gjyqësore vetëm sa ma ka jetësuar dëshirën për të qenë prokuror i ardhshëm i vendit tim dhe ma ka “ndezë” vizionin tim.
Dion Alija