Eksperienca ime gjatë monitorimit të seancave gjyqësore

Procesi i monitorimit të seancave është një punë që kërkon mjaft përgjegjësi dhe përkushtim, e gjithashtu përbën një eksperiencë që zgjeron njohuritë në aspektin praktik të së drejtës. Për juristë, e sidomos për studentë që janë në rrugën e formësimit të profesionit të juristit, është një praktikë e mrekullueshme të qenurit pjesë e projektit për monitorimin e seancave gjyqësore. Kjo punë, jo vetëm që na jep një formësim të njohjes së funksionimit të procedurës gjyqësore, por edhe është një eksperiencë, që hap rrugët për njohjen e sistemit gjyqësor në Kosovë në kuadrin praktik dhe profesional. Në vija të trasha, procesi i monitorimit të seancave gjyqësore, është një punë që ngrit efikasitetin e sistemit gjyqësor në vendin tonë, dhe përkon me standardet ndërkombëtare, e që tek ne lënë shumë për të dëshiruar, dhe të paktën personalisht, monitorimin e shoh si proces që ngrit edhe nivelin në kuadrot ndërkombëtare për Kosovën.


Gjatë monitorimit të seancave gjyqësore në Gjykatën Themelore në Prishtinë dhe Gjykatën e Apelit kam ndjekur seanca të natyrave juridike të ndryshme, përfshirë këtu konteste civile, raste penale, seanca në departmentin e krimeve të rënda si dhe në departamentin special. Zakonisht seancat civile, kuptimisht kanë qenë më të shkurtra, ndërsa ato të departamentit të krimeve të rënda kanë qenë më të gjata dhe gjithashtu më dinamike, mirëpo detyra ka qenë kryesisht e njejtë; monitorimi.


Çdo seancë ka qenë paraprakisht e me orar të caktuar por jo të qasshëm në faqen zyrtare të gjykatës. Më ka rastisur të zgjedh ndonjë seancë e cila fatkeqësisht dështonte, si rezultat i shkaqeve procedurale, por gjithsesi mundësia e ndjekjes së seancës së radhës ka qenë e mundshme, për arsye se gjatë ditës janë zhvilluar mjaft shumë seanca.


Nuk ka pasur asnjë pengesë që ka pamundësuar pjesëmarrjen në monitorim, dhe procesi në përgjithësi ka ecur mirë. Në fund të çdo seance të mbajtur, kemi pasur obligim të përpilojmë raporte lidhur me; rastin e ndjekur, procedurën dhe ecurinë e rastit, si dhe raportet i kemi dërguar përmes e-mail-it në Organizatën YIHR KS.


Ashtu si edhe është lartcekur, ka qenë një punë me mjaft përgjegjësi, mirëpo me angazhim dhe
vullnet, është zhvilluar në mënyrë të rregullt. Kjo punë për mua, do të mbetet gjatë në
memorien time dhe gjithashtu do të shërbejë si një eksperiencë e cila ka zgjeruar njohuritë e
mija, dhe karrierën time.

Deona Kamberaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

https://edrejtajem.org/wp-content/uploads/2023/03/Rejana-Kojic-3rd-1.mov “Kjo video paraqet mendimet e disa të rinjve/rejave nga komunitete të ndryshme mbi të

“Këto fotografi të shkrepura në ish-Burgun e Prishtinës, paraqesin një sistem të drejtësisë të kalbur,

“Ngjyra e verdhë dhe e kaltër reprezantojnë ngjyrat e flamurit të shtetit tonë Kosovës. Goja

Resurse

YIHR KS do të kërkojë llogari nga institucionet përkatëse dhe do t’i mbajë nën vëzhgim për veprimet ose mos-veprimet sa i përket pyetjeve/rasteve të raportuara.

RAPORTO

YIHR KS do të kërkojë llogari nga institucionet përkatëse dhe do t’i mbajë nën vëzhgim për veprimet ose mos-veprimet sa i përket pyetjeve/rasteve të raportuara. Megjithatë, YIHR KS nuk mbanë përgjegjësi për mos-reagimin e intitucioneve të drejtësisë pas adresimit të raportimeve/pyetjeve.