Eksperienca ime gjatë monitorimit të seancave gjyqësore

Unë përmes këtij blogu dua të ndaj/ të tregoj eksperiencën time përgjatë një muaji të monitorimit të seancave gjyqësore.

Unë jam studente e drejtësisë dhe dëshira ime është që atë që jam duke e mësuar në teori,ato njohuri që jam duke marrë, ato terme të ndryshme juridike, të drejtat dhe ligjin, barazinë dhe mosdiskriminimin që gjatë studimeve po i mësojmë në universitet, të mund t’i shoh në praktikë.

Por kjo nuk është motivi im i vetëm që më nxiti të marrë pjesë në programin e monitorimit të seancave gjyqësore, program ky i cili organizohet në kuadër të projektit “Të rinjët për drejtësi” , e që realizohet përmes Youth Initiative for Human Rights Kosovo – YIHR KS, e i cili program na e dha këtë mundësi që ne si studentë të shohim nga afër se si po zhvillohen seanca të ndyshme gjyqësore. Dëshira ime tjetër ka qenë që nga afër përmes monitorimi të seancave gjyqësore të shoh transparencën,efektshmërinë e gjykatave e ku kam arritur të shoh edhe  kohëzgjatjen e gjykimeve, zbatueshmërinë e afateve kohore procedurale, e edhe paanshmërinë e gjykatave, të arrijë të shoh vëmendjen e gjyqtarëve ndaj procedurave dhe pjesëmarrësve, veprimet dhe etikën profesionale të gjyqtarit dhe etikën e palëve në procedurë, gjë të cilën kam arritur ta bëjë kështu edhe duke nxjerr konkluzionet e mia nga praktika e monitorimit.

Unë përgjatë periudhës një mujore kam monitoruar seanca gjyqësore prej më të ndryshmeve duke filluar nga ato civile, penale, e që kishin të bëjnë me çështje familjare e çështje të tjera, ku vëmendja më e madhe ishte të sjellja e jashtme, udhëheqja e një seance dhe gjykimi nga ana e gjyqtarit.

Unë përmes këtij programi kam arritur që njohuritë që kam marrë gjatë monitorimit të seancave gjyqësore t’i përvetësoj dhe zgjerojë më shumë kështu duke u përfshirë, duke hyrë më thellë në botën e sistemit të drejtësisë, pra, falë këtij programi unë kam marrë njohuri të reja,kam arritur të aftësohem më shumë dhe njëkohësisht të rrisë kapacitetet e mia individuale dhe mendimin kritik jo vetëm sa i përket qëndrimeve, trasparencës, efektivitetit të gjykatave, procedurën e seancave gjyqësore, dhe respektueshmërinë dhe zbatueshmërinë e ligjeve, por unë kam rritë kapacitetet personale edhe përmes trajnimit dhe ligjeratave që na i ka ofruar ky program, e të cilat përvoja,në një të ardhme të afërt të suksesshme do të më duhen shumë.

Dhe unë të gjitha ato njohuri të shumta që kam marrë falë këtij programi, jam e gatshme që sot t’i vlerësoj, të shikoj mundësinë për t’i përmisuar aty ku duhet, të ndikoj pozitivisht, t’i zbatojë në praktikë duke i ndihmuar qytetarëve të komunitetit tim që t’i kuptojnë më mirë dhe si t’i qasen të drejtave të tyre e që janë mjaft të rëndësishme për t’u ditur jo vetëm nga juristët, nga studentët e drejtësisë, po edhe nga e gjithë shoqëria.

Blinera Krasniqi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

https://edrejtajem.org/wp-content/uploads/2023/03/Rejana-Kojic-3rd-1.mov “Kjo video paraqet mendimet e disa të rinjve/rejave nga komunitete të ndryshme mbi të

“Këto fotografi të shkrepura në ish-Burgun e Prishtinës, paraqesin një sistem të drejtësisë të kalbur,

“Ngjyra e verdhë dhe e kaltër reprezantojnë ngjyrat e flamurit të shtetit tonë Kosovës. Goja

Resurse

YIHR KS do të kërkojë llogari nga institucionet përkatëse dhe do t’i mbajë nën vëzhgim për veprimet ose mos-veprimet sa i përket pyetjeve/rasteve të raportuara.

RAPORTO

YIHR KS do të kërkojë llogari nga institucionet përkatëse dhe do t’i mbajë nën vëzhgim për veprimet ose mos-veprimet sa i përket pyetjeve/rasteve të raportuara. Megjithatë, YIHR KS nuk mbanë përgjegjësi për mos-reagimin e intitucioneve të drejtësisë pas adresimit të raportimeve/pyetjeve.