Eksperienca gjatë angazhimit në Gjykatë

Si është të punosh në gjykatë? Kjo pyetje ju bëhet shpesh-herë shumë juristëve nga qytetarët
e profesioneve tjera por edhe nga ne studentët që dëshirojmë të ndjekim po këtë rrugë
profesionale.

Kësaj pyetje një përgjigjje sado të kompletuar i’a kam gjetur gjatë muajit të fundit në procesin e
monitorimit të seancave. Ndonëse nuk kisha shkuar më parë në gjykatë, kur hyra për herë të
parë më dukej sikur po shkoja në ligjeratë në fakultet. E pastaj pashë që puna në gjykatë e
ndarë në role të ndryshme kishte dallim me ligjeratat në fakultet.

Pasi hyra në njërën nga shumë sallat e gjykatës, po prisja për fillimin e seancës. Nuk kisha
asnjë njohuri se çfarë lloj seance do mbahej, kjo sepse në webfaqen e gjykatës nuk publikohen
shumica e seancave që mbahen, e madje as punëtorët e gjykatës që kishin këtë punë
njoftoheshin vetëm për sallat që do të mbaheshin seancat e jo për llojin e tyre. Seanca filloi e të
gjithë ishin të pranishëm. Atëherë kuptova që po gjykohej një shtetas serb (N.N) për
mbishkrime fyese, nxitje e përçarjes, përdorim të simboleve fyese ndaj Kombit Shqiptar.
Në ditët në vijim fillova të marrë pjesë nga dy seanca, madje ka ndodhur kur kam marrë pjesë
në tri seanca pasi që ka pasur raste që seancat janë mbajtur edhe në kohën e pauzës. Seancat
ishin të llojeve të ndryshme: penale e civile. Në seancën e dytë po gjykoheshin disa punëtorë të
administratës – AKP-së (privatizimit) për keqpërdorim të detyrës zyrtare duke mbushur veturën
me derivate dhe duke e përdorur për nevoja personale.
Në seancat tjera kanë qenë gjykime të ndryshme si: “vjedhja e parave nga thesari i shtetit (gjatë
disa viteve)”, “burgosja e një qytetari francez për shkak të tentim dhunimit të të dashurës së tij
nën ndikimin e alkoolit dhe substancave narkotike”, “pjesëmarrje dhe organizim i grupit
kriminal ku gjykoheshin shumë të akuzuar, disa prej tyre vetëm se kishin pranuar fajësinë”,
“rrahje mes dy personave pas një konflikti në komunikacion”, “armëmbajtje pa leje dhe tentim
vrasje”, “qështje mosmarrveshje mes familjarëve për prona dhe trashëgimi”, “vrasje e rëndë”
etj. Po ashtu më ka ndodhur që të marr pjesë në një seancë e që në gjysmë të sajë të kalojë nga
seancë e hapur në seancë të mbyllur me urdhër të gjykatësit.

Mund të them që ky process ka qenë shumë frytdhënës dhe më ka plotësuar shumë njohuritë
e mia për punën në gjykatë, funksionin e gjykatësit, prokurorit, avokatit, e po ashtu rolin e
dëshmitarëve, të akuzuarve, monitoruesve e mediave.

Erion Bujupi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

https://edrejtajem.org/wp-content/uploads/2023/03/Rejana-Kojic-3rd-1.mov “Kjo video paraqet mendimet e disa të rinjve/rejave nga komunitete të ndryshme mbi të

“Këto fotografi të shkrepura në ish-Burgun e Prishtinës, paraqesin një sistem të drejtësisë të kalbur,

“Ngjyra e verdhë dhe e kaltër reprezantojnë ngjyrat e flamurit të shtetit tonë Kosovës. Goja

Resurse

YIHR KS do të kërkojë llogari nga institucionet përkatëse dhe do t’i mbajë nën vëzhgim për veprimet ose mos-veprimet sa i përket pyetjeve/rasteve të raportuara.

RAPORTO

YIHR KS do të kërkojë llogari nga institucionet përkatëse dhe do t’i mbajë nën vëzhgim për veprimet ose mos-veprimet sa i përket pyetjeve/rasteve të raportuara. Megjithatë, YIHR KS nuk mbanë përgjegjësi për mos-reagimin e intitucioneve të drejtësisë pas adresimit të raportimeve/pyetjeve.