Blog

Home / BLOG  / Eksperienca në programin e monitorimit në Gjykatë

Eksperienca në programin e monitorimit në Gjykatë

Detyra si monitoruese në Gjykatën Themelore në Prizren ka qenë një detyrë më ndryshe në kuadër të
profesionit tim si juriste,evidentimi dhe aktivizimi kundrejt gabimeve eventuale në aspektin ligjor,etik
dhe profesional sa i përket funksionimit dhe stafit të gjykatës ka ngritur më tutje kapacitetin tim rreth
shërbimit dhe profesionalizmit tim në ambicien drejt drejtësisë.
Duke marrë parasysh se Gjykata Themelore në Prizren ka efikasitetin më të dobët të Gjykatave në
Kosovë me rreth 63%,konsideroj se monitorimet e tilla janë më se të nevojshme dhe në këtë drejtim
falenderoj Organiztën YIHR KS e cila me punën tyre të palodhshme vazhdimisht cyt aktivizimin e te rinjëve
për drejtësi të mirëfilltë dhe jo vetëm.
Po ashtu në kuadër të kësaj eksperience përmend këtu edhe trajnimin për qasje në dokumente publike. E
drejta për qasje në dokumente publike, kjo e drejtë pak e promovuar dhe e aplikuar përbën njërën nga
format më të mira përmes të cilave mund të luftohet korrupsioni dhe keqpërodrimi eventual nga ana
e institucioneve shtetërore.
Shpreh mirënjohjen time për Organizatën YIHR KS për këtë eksperiencë dhe për të mirën e vendit drejt së
cilës ata vazhdimisht angazhohen.

Argjenta Buzhala

No Comments

Post a Comment