Eksperienca ime si monitoruese e seancave gjyqësore

Monitorimi i seancave gjyqësore përmes organizatës YIHR KS ishte eksperienca ime e parë në sistemin e drejtësisë.
Marrë parasysh që studentët përfundojnë 4 vite studime dhe nuk u jepet asnjë mundësi nga fakulteti për të pasur praktikë të këtij lloji, YIHR KS bëhet edhe më e çmueshme.

Ndonëse në fillim dhjetë seanca dukeshin pak, problemet me të cilat ballafaqohesh gjatë kësaj eksperience janë të llojllojshme mirëpo e bëjnë këtë praktikë shumë sfiduese por edhe të bukur njëkohësisht.


Dëshira për të pasur laramani të rasteve të monitoruara nga ato penale të përgjthshme e civile që i gjeja në Gjykatën Themelore Prizren – Dega Suharekë unë isha shumë e motivuar të shkoja edhe në Gjykatën
Themelore në Prizren të monitoroja raste në Departamentin e Krimeve të Rënda, që do të thotë shumë studentë mund të japin angazhim maksimal nga vetja vetëm po tu jepet mundësia e artë, gjë të cilën ta ofron organizata YIHR KS.

Unë personalisht krijova një lidhje shumë të fortë me juridikun gjatë këtyre monitorimeve sepse më bëri të prekë më për së afërmi ëndërrën të cilën e kam që një ditë të jem pjesë e sistemit gjyqësor.

Falenderoj pafundësisht organizatën YIHR KS që ishin shumë profesionist dhe shumë të gatshëm për ndihmë në çdo aspekt.

Erlida Bajrami

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

➡ TORRENT (MAGNET) LINK Rörelser: Director Jon Blåhed. Together with Jessica Grabovsky, Jacob Öhrman, Mary

➡ TORRENT (MAGNET) LINK Memory: Directed by Michel Franco. With Alan Nehama, Dutch Welch, Aliya

➡ TORRENT (MAGNET) Dreams (sex love): directed by Dag Johan Haugerud. With Ana Dahl Torp,

Resurse

YIHR KS do të kërkojë llogari nga institucionet përkatëse dhe do t’i mbajë nën vëzhgim për veprimet ose mos-veprimet sa i përket pyetjeve/rasteve të raportuara.

RAPORTO

YIHR KS do të kërkojë llogari nga institucionet përkatëse dhe do t’i mbajë nën vëzhgim për veprimet ose mos-veprimet sa i përket pyetjeve/rasteve të raportuara. Megjithatë, YIHR KS nuk mbanë përgjegjësi për mos-reagimin e intitucioneve të drejtësisë pas adresimit të raportimeve/pyetjeve.