Eksperienca ime si monitoruese e seancave gjyqësore

Një eksperiencë shumë e mirë tamam siç e prisja, ishte eksperienca ime gjatë programit të monitorimit
në gjykatë. Kjo eksperiencë më ofroi mundësi të shoh gjërat që kam lexuar me një sy tjetër, me një sy
më realist. Të shohësh se si trajtohen rastet nga afër është një mundësi që secilit studëent të drejtësisë
duhet t’i ofrohet. Besoj se atë çka e fitova gjatë këtij rrugëtimi të shkurtër do ta kem ndihmë të madhe
gjatë studimeve të mija. Pos që ndikon në zhvillim akademik, ndikon edhe në zhvillimin e mendimit
kritik. Lë për të dëshiruar që kjo eksperiencë të jetë më afatgjatë. Sa i përket programit, e vetmja
kritikë që kam është kohëzgjatja. Ky program nuk ndikon vetëm në zhvillimin tonë si jurist të rinjë, por
ndikon edhe në sistemin e drejtësisë dhe në trajtimin sa më efikas të çështjeve. Ne jemi shtet
demokratik e transparenca duhet të jetë kyçe sidomos kur kemi të bëjmë me drejtësi. Besoj që po të
rritet numri i monitorimit të seancave do të rritet bindshëm edhe niveli i efikasitetit dhe transparencës,
gjë që do çonte në një sistem sa më funksional. Programet e tilla janë me të vërtetë të qëlluara dhe pas
kësaj eksperience i inkurajoj të gjithë studentët e tjerë të aplikojnë për programe të ngjashme.

Donjetë Shurdhani

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

https://edrejtajem.org/wp-content/uploads/2023/03/Rejana-Kojic-3rd-1.mov “Kjo video paraqet mendimet e disa të rinjve/rejave nga komunitete të ndryshme mbi të

“Këto fotografi të shkrepura në ish-Burgun e Prishtinës, paraqesin një sistem të drejtësisë të kalbur,

“Ngjyra e verdhë dhe e kaltër reprezantojnë ngjyrat e flamurit të shtetit tonë Kosovës. Goja

Resurse

YIHR KS do të kërkojë llogari nga institucionet përkatëse dhe do t’i mbajë nën vëzhgim për veprimet ose mos-veprimet sa i përket pyetjeve/rasteve të raportuara.

RAPORTO

YIHR KS do të kërkojë llogari nga institucionet përkatëse dhe do t’i mbajë nën vëzhgim për veprimet ose mos-veprimet sa i përket pyetjeve/rasteve të raportuara. Megjithatë, YIHR KS nuk mbanë përgjegjësi për mos-reagimin e intitucioneve të drejtësisë pas adresimit të raportimeve/pyetjeve.