15 Nëntor, 2022
Eksperienca gjatë monitorimit të seancave gjyqësore
Programi i monitorimit të seancave gjyqësore ka qenë një eksperiencë e veçantë pasi që kam pasur
mundësi ta përjetoj profesionin e juristes “jashtë librave”. Për mua si studente aktive ishte një mundësi
që ta shikoj se si zhvillohet një seancë gjyqësore, më ka ndihmuar që të orientohem për të ardhmen
time, se cilin profesion do ta zgjedhë atë të gjykatëses, prokurores apo të avokates. Ja u sugjeroj çdo
studenti të cilit i ofrohet kjo mundësi për të bërë praktikë, pasi që do t’i ndihmojë që të kuptojë se ku më të vërtetë dëshiron të orientohet.
Për mua kjo përvojë e shkurtër ishte shumë frytdhënëse, sepse kam mësuar shumë nga kjo eksperiencë.
Enkeleda Sopaj