Eksperienca ime si monitoruese e seancave gjyqësore

Monitorimi i seancave gjyqësore ka qenë një eksperiencë e veçantë për mua.

Pasi që të gjitha seancat i kam mbajtur në Departamentin Special për krime të rënda, ishte një eksperiencë shumë ndryshe. Gjatë kësaj kohe kam mësuar shumë për procedurat penale. Specifikat e ndryshme të lëndëve dhe aktakuzave, si dhe pregatitjen e nevojshme për një seancë. Gjatë këtij muaji kam njohur njerëz të ri, duke filluar nga stafi administrativ i gjykatës deri tek palët në procedurat e ndryshme.


Ajo që vlen të theksohet është mikëpritja dhe gatishmëria e madhe që treguan gjykatësit për transparencë dhe për ndihmesë, në veçanti për seancat në të cilat kam monitoruar. Për sa i përket aspektit tim profesional, vlen të theksohet që në ditën e parë isha e mbushur plot kuriozitet se çfarë lëndë do të kisha për monitorim, ky kuriozitet u gërshetua më vonë edhe në aftësimin tim për t’i kuptuar gjërat nga një këndvështrim tjetër. Atë se çfarë e kisha mësuar në universitet në teori, pata rastin që ta shoh edhe
në praktikë.


Tani që përfundoi, pas reflektimit në raportet e bëra për seancat përkatëse të monitoruar mund të them se më shumë se kurrë më parë më është kthjelltësuar vizioni për të ardhmen dhe qëllimet që dikur i kisha vetëm si pjesë të nënvetëdijes, tani mund t’i shoh edhe në aspekt më të gjerë dhe më të plotë. E tërë kjo përvojë më ka shërbyer shumë, por me shpresë se të njejtën energji që më është dhënë aty, kam mundur ta jap edhe unë me kontributin tim për një gjyqësor më transparent dhe me plot integritet.

Natyrë Neziri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

https://edrejtajem.org/wp-content/uploads/2023/03/Rejana-Kojic-3rd-1.mov “Kjo video paraqet mendimet e disa të rinjve/rejave nga komunitete të ndryshme mbi të

“Këto fotografi të shkrepura në ish-Burgun e Prishtinës, paraqesin një sistem të drejtësisë të kalbur,

“Ngjyra e verdhë dhe e kaltër reprezantojnë ngjyrat e flamurit të shtetit tonë Kosovës. Goja

Resurse

YIHR KS do të kërkojë llogari nga institucionet përkatëse dhe do t’i mbajë nën vëzhgim për veprimet ose mos-veprimet sa i përket pyetjeve/rasteve të raportuara.

RAPORTO

YIHR KS do të kërkojë llogari nga institucionet përkatëse dhe do t’i mbajë nën vëzhgim për veprimet ose mos-veprimet sa i përket pyetjeve/rasteve të raportuara. Megjithatë, YIHR KS nuk mbanë përgjegjësi për mos-reagimin e intitucioneve të drejtësisë pas adresimit të raportimeve/pyetjeve.