27 Prill, 2022
Programi i monitorimit të seancave gjyqësore
Pjesëmarrja në programin e monitorimit të seancave gjyqësore ka qenë njëra ndër përvojat më të mira të cilat i kam kaluar, kjo për shkak se kam parë nga afër se si zhvillohen procedurat pranë gjykatës.
Rreth procedurave gjyqësore patëm mësuar vetëm nga ana teorike, ndërkaq përmes këtij program na u ka dhënë rasti që ato mësime teorike t’i shohim edhe në praktikë, ku shumë gjëra kanë dalur si përfundim më ndryshe se sa që i mendoja.
Nëse do më pyeste dikush se a do ja vlente të aplikoja në këtë program, atëherë përgjigja do të ishte një PO e madhe, kjo pasi që periudha 1-mujore e kaluar në program, ishte njëra ndër periudhat më të mira që kam kaluar që nga koha e hyrjes në fakultetin juridik.
Diart Gashi