Policia e Kosovës është institucion në kuadër të fushveprimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Roli i Policisë së Kosovës është ruajtja e rendit dhe qetësisë publike si dhe parandalimi i kriminalitetit. Policia e RKS-së është e organizuar në drejtori rajonale në shtatë (7) rajone: Prishtinë, Prizren, Gjakovë , Pejë, Gjilan, Ferizaj, Mitroicë e Jugut dhe e Veriut.
Autorizimet, detyrat si dhe organizimi i Policisë së Kosoës rregullohen me Ligjin Nr. 04/L-076.
Disa nga detyrat e Policisë së RKS
ta mbrojë jetën, sigurinë dhe pronën e të gjithë personave;
t’i mbrojë të drejtat dhe lirit themelore të të gjithë personave;
ta parandaloj rrezikun ndaj qytetarëve dhe ta mbaj rendin dhe sigurinë publike;
t’i parandaloj dhe t’i zbuloj veprat penale;
t’i hetoj veprat penale;
të ofroj mbikëqyrje dhe kontroll për sigurinë në komunikacion;
të ofroj mbikëqyrje dhe kontroll të kufijve;
të ofroj ndihmë gjatë fatkeqësive natyrore dhe në raste të tjera emergjente; dhe
të kryejë detyrat të tjera të parapara me ligjin në fuqi
Qytetarët mund ti drejtohen Policisë së RKS në numrin kontaktues pa pagesë fix/mobile : 192.
Numrat kontaktues të Stacioneve Policore per secilin rajon mund ti gjeni në linkun e mëposhtem!
Qytetarët mund të raportojnë çdo lloj rasti edhe nëpërmjet faqës zyrtare të Policisë së Kosovës në:
Të gjitha thirrjet në numrin 080019999 janë anonime, pa pagesë dhe konfidenciale.
Institucionet tjera
RAPORTO
YIHR KS do të kërkojë llogari nga institucionet përkatëse dhe do t’i mbajë nën vëzhgim për veprimet ose mos-veprimet sa i përket pyetjeve/rasteve të raportuara. Megjithatë, YIHR KS nuk mbanë përgjegjësi për mos-reagimin e intitucioneve të drejtësisë pas adresimit të raportimeve/pyetjeve.