Fillimisht falenderoj YIHR-KS për mundësinë e dhënë për të qenë pjesë e programit në
monitorimin e seancave gjyqësore. Për mua deri më tani ka qenë mundësia më e mirë që më
është ofruar. Si monitoruese kjo ka qenë një përvojë e shkëlqyer jo vetëm në zhvillimin tim
personal por edhe në atë profesional.
Gjatë seancave të mbajtura ne Gjykatë, kam vërejtur se shumica prej tyre fillonin me vonesë, po
ashtu edhe mos dërgesa e ftesave të rregullta për palët nga ana e gjykatës e cila ndikonte në
rrjedhën e seancës e deri te shtyrja e saj.
Kjo eksperiencë do të më shërbej në të ardhmën për të qenë më e përgatitur në aspektin praktik.
Aktivitetet e tilla janë shumë të rëndësishme për ne si jurist sepse gjatë studimëve jemi te
angazhuar më shumë në teori ndërsa praktika është ajo që na mungon andaj me pjesëmarrje në
këto aktivitete ne avancohemi gjatë zhvillimit të karrierës sonë.
Bjondina Salihu
Deprecated: File Theme without comments.php is deprecated since version 3.0.0 with no alternative available. Please include a comments.php template in your theme. in /home/u646346029/domains/edrejtajem.org/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114