Eksperienca ime si monitoruese në Gjykatën Themelore në Prishtinë

Gjatë muajit shtator kam pasur mundësinë të jem monitoruese në Gjykatën Themelore të Prishtinës si pjesë e programit të Monitorimit të Seancave nga YIHR KS, unë kam zgjedhur Departamentin për Krime të Rënda për monitorim të seancave. Ishte përvojë shumë e mirë gjatë të cilës mësova shumëçka në një periudhë kohore relativisht e shkurtër.


Puna si vëzhguese ka qenë stimuluese dhe e larmishme për arsye se kam pasur rastin të shoh procese gjyqësore në faza të ndryshme, punë strategjike të palëve dhe të njoh profesionistë që zotëronin aftësi mbresëlënëse të njohurive juridike. Teoria që kemi mësuar në universitet në vendosjen e qështjeve nga gjyqtarët dhe paanshmëria e tyre për të marrë një vendim nga kjo praktikë treguan se ky është sistem I
përhapur prej shumë vitesh dhe vendimmarrja nga gjyqtarët luante rol të rëndësishëm se çfarë është ligji, eksperiencë më personale me gjyqtarët ishte kur kërkoja qasje në dokumente të rasteve, pra qasje në dokumente publike e cila në të shumtën e herave u refuzua apo kishte edhe raste kur gjyqtari nuk pranonte të takohej.


Në anën tjetër të qenurit në atë mjedis më ndihmoi të shoh rezultate të punës së prokurorëve dhe avokatëve dhe kjo eksperiencë më ka ofruar të shoh praktikisht se si funksionojnë fjalët në punë. Në gjykatë ka procedura të ndryshme të perfshira në qështje të caktuara të cilat nuk i kemi mësuar zbatimin e tyre në ate menyrë në ligjërata. Zakonisht gjykatat janë shumë të ngarkuara me raste të shumta mirëpo ndodhë shumë shpesh shtyrja e seancave për shkak se nuk ka kushte të mbahet seanca apo për shkak të mungesave të palëve që ngadalëson punën e tyre.

Kjo praktikë ishte shumë e dobishme për mua dhe do t’ia rekomandoja çdo studenti të drejtësisë.

Qëndresa Haziri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

https://edrejtajem.org/wp-content/uploads/2023/03/Rejana-Kojic-3rd-1.mov “Kjo video paraqet mendimet e disa të rinjve/rejave nga komunitete të ndryshme mbi të

“Këto fotografi të shkrepura në ish-Burgun e Prishtinës, paraqesin një sistem të drejtësisë të kalbur,

“Ngjyra e verdhë dhe e kaltër reprezantojnë ngjyrat e flamurit të shtetit tonë Kosovës. Goja

Resurse

YIHR KS do të kërkojë llogari nga institucionet përkatëse dhe do t’i mbajë nën vëzhgim për veprimet ose mos-veprimet sa i përket pyetjeve/rasteve të raportuara.

RAPORTO

YIHR KS do të kërkojë llogari nga institucionet përkatëse dhe do t’i mbajë nën vëzhgim për veprimet ose mos-veprimet sa i përket pyetjeve/rasteve të raportuara. Megjithatë, YIHR KS nuk mbanë përgjegjësi për mos-reagimin e intitucioneve të drejtësisë pas adresimit të raportimeve/pyetjeve.