Eksperienca ime si monitoruese e seancave gjyqësore
Së pari dua të falenderoj Youth Initiative for Human Rights – Kosovo (YIHR KS) për mundësinë e dhënë për të qenë pjesë e seancave gjyqësore në Gjykatën Themelore në Pejë, për të formuluar raporte në aspektin e një monitoruese (shkurt-mars 2022). Ku gjatë rrugëtimit tim brenda kësaj periudhe kohore kam qenë pjesë e dhjetë seancave gjyqësore, ashtu që kam pasur mundësinë të shoh nga afër punën e gjykatës, rolin e prokurorit e palës mbrojtëse e po ashtu edhe shkelje dhe probleme gjatë seancave të caktuara. Kam vërejtur se shumica e seancave gjyqësore fillonin me vonesë, pastaj prokuror/e që kishte ardhur e papërgatiur në seancën e caktuar, avokatë të cilët tejkalonin kompetencat e tyre, po ashtu edhe mos dërgesa e ftesave të rregullta nga ana e gjykatës e cila ndikonte në rrjedhën e seancës e deri te shtyrja e saj. Ndjehem e nderuar që kam pasur mundësi të jem pjesë e këtij programi praktik, vetëm vazhdoni në inkurajimin e të rinjve për drejtësi.
Egzona Gjonbalaj