Blog

Home / Blog Shqip  / Eksperienca gjatë monitorimit të seancave gjyqësore

Eksperienca gjatë monitorimit të seancave gjyqësore

Në kuader të këtij Projekti për  monitorimin e seancave gjyqësore ne përfitojmë njohuri sa I përket sistemit të drejtësisë

Duke u angazhuar në monitorimin e seancave gjyqësore dhe duke u kyçur në diskutime profesionale mbi Drejtësinë Tranzicionale në këtë mënyre, ne i plotësojnë njohuritë e tona  teorike me punë praktike.

Si rezultat i monitorimit të seancave gjyqësore dhe duke e analizuar dokumentacionin gjyqësor, ne mësohemi për të përgatitë analizën e secilit gjykim pas përfundimit të procesit gjyqësor. Po ashtu merr mësime cilësore nga një mjedis profesional.

Po ashtu , ne mësojmë se si pregaditet një kërkesë për qasje në dokumente publike ,të cilen e kam adresuar tek zyrtari për qasje në dokumente publike në Komunën e Ferizajit , ku kam kërkuar 1.Kontratat me Kompanitë për asfaltimin e rrugëve, gjatë periudhës 2018-2019;

2.Listat e përfituesve për subvencionet për vitin 2020 dhe vitin 2021,të ndara për bujqësi.

E tërë kjo ishte një eksperiencë e mrekullueshme , të cilën do t’ua sugjeroja çdo Studenti të fakultetit të drejtësisë  pasi që mëson shumë sa i përket sistemit të Drejtësisë.

Albina Beqiri

No Comments

Post a Comment