Keshilli Prokurorial

Everything you need to know about your rights

Këshilli Prokurorial i Kosovës

Këshilli Prokurorial i Kosovës është institucion i pavarur i cili rregullohet me ligj.

Këshilli Prokurorial siguron që të gjithë personat të kenë qasje të barabartë në drejtësi dhe që prokurorët të ushtrojnë funksionin në mënyrë të pavarur, profesionale dhe të paanshme.

Sipas Ligjit Këshilli është përgjegjës për rekrutimin dhe propozimin e kandidatëve për emërim dhe riemërim për zyrën prokuroriale si dhe vlerëson, ngrit në detyrë, disiplinon, shkarkon, transferon dhe ofron mbështetje për trajnimin e prokurorëve.

Këshilli Prokurorial propozon te Presidenti kandidatin për emrim si Kryeprokuror të Shtetit si dhe kur kërkohet i rekomandon Presidentit për shkarkim  të Kryeprokurorit të Shtetit dhe gjithashtu përcakton numrin e prokurorëve për secilën prokurori. Këshilli Prokurorial përbëhet nga trembëdhjetë (13) antarë.

Adresa: Rruga Luan Haradinaj ne Prishtine, nr.16/1 zona 2, kategoria 2
Nr.Telefonit: +383 38 200 18 710.
Faqja zyrtare

[gmap-embed id=”7052″]

Institucionet Tjera