Gjykata
Pushtetin gjyqësor në Republikën e Kosovës e ushtrojnë gjykatat e themeluara në bazë të Ligjit Për Gjykatat.
Gjykatat trajtojnë të gjithë personat në mënyrë të barabartë pa asnjë lloj diskriminimi në qfarëdo baze.
Çdo person fizik apo juridik ka të drejtë në qasje në gjykata si dhe në një gjykim të drejtë dhe të paanshëm brenda afatit të arsyeshëm kohorë. Kjo e drejtë fundamentale garantohet me akte ndërkombëtare si Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut si dhe me Kushtetutë e ligje kombëtare.
Të gjithë seancat gjyqësore duhet të jenë të hapura për publikun përveç nëse me ligj është paraparë ndryshe. (P.sh. seancat gjyqësore për të mitur) . Çdo person ka të drejtë ti drejtohet gjykatës për të kërkuar mbrojtjen dhe zbatimin e të drejtave të tyre të ligjshme.
Sistemi Gjyqësorë në RKS është i organizuar në:
- Gjykatat Themelore
- Gjykatën e Apelit
- Gjykatën Supreme.
Gjykatat Themelore
Gjykatat Themelore janë gjykata të shkallës së parë, ato gjenden në shtatë (7) rajone të Kosovës: Prishtinë, Prizren, Pejë, Gjakovë, Gjilan, Ferizaj dhe Mitrovicë.
Secila nga Gjykatat Themelore kanë këto departamente:
- Departamenti i Përgjithshëm;
- Departamenti për Krime të Renda;
- Departamenti për të Mitur.
Ndërsa Gjykata Themelore në Prishtinë ka edhe tri departamente më tepër që mbulojnë tërë territorin e Kosovës e që janë: Departamenti për Çështje Ekonomike, Departamenti për Çështje Administrative dhe Departamenti Special për lëndët në kompetencë të Prokurorisë Speciale të RKS-së.
Departamenti Special i Gjykatës Themelore ka kompetencë të shqyrtojë lendët të cilat bien në kompetencë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës. Të gjitha lëndët në kuadër të këtij departamenti gjykohen nga një trup gjykues prej (3) gjyqtarëve.
Departamenti për Krime të Rënda i Gjykatës Themelore i gjykon veprat penale të dënueshme me mbi dhjetë (10) vite, si dhe veprat penale që konsiderohen krime të rënda sipas Kodit Penal apo Kodit të Procedurës Penale të Kosovës dhe të gjitha këto çështje gjykohen nga trupat gjykues me nga tre gjyqtarë.
Departamenti i Përgjithshëm i Gjykatës Themelore gjykon në shkallë të parë të gjitha çështjet, përveç nëse kjo është në kompetencën e një Departamenti tjetër të Gjykatës Themelore dhe të gjitha këto çështje gjykohen nga një gjyqtarë i vetëm. Departamenti për të Mitur gjykon të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me personat e mitur.
Gjykata Themelore e Prishtinës me seli në Prishtinë vepron për territorin e Komunës së Prishtinës, Fushë Kosovës, Obiliqit, Lipjanit, Podujevës, Gllogovcit dhe të Graçanicës.
Tel:+381 38 200 17 388;
Email: gjthprishtine@rks-gov.net ;
Adresa: Veternik, Rr. “Nekibe Kelmendi”, pn Prishtinë, Kosovë
[gmap-embed id=”6860″]
Gjykata Themelore e Gjilanit me seli në Gjilan vepron për territorin e Komunës së Gjilanit, Kamenicës, Novobërdës, Ranillugut, Parteshit, Vitisë, Kllokotit dhe Vërbocit
Tel: +381 (0) 280/322 180;
Email:gjthgjilan@rks-gov.net;
Adresa: Rr. “Marie Shllaku”, pn. Gjilan
[gmap-embed id=”6861″]
Gjykata Themelore e Prizrenit me seli në Prizren vepron për territorin e Komunës së Prizrenit, Dragashit, Suharekës dhe Mamushës.
Tel: +381 (0) 29/222-125;
Email: gjthprizren@rks-gov.net;
Adresa: Rr. Wiliam Woker p.nr
[gmap-embed id=”6862″]
Gjykata Themelore e Pejës me seli në Pejë vepron për territorin e Komunës së Pejës, Deçanit, Junikut, Istogut dhe Klinës.
Tel: +381 (0) 39/434-725;
Email: gjthpeje@rks-gov.net;
Adresa: Rr. “Adem Jashari”, pn Pejë
[gmap-embed id=”6863″]
Gjykata Themelore e Mitrovicës me seli në Mitrovicë vepron për territorin e Komunës së Mitrovicës së Jugut dhe Mitrovicës së Veriut, Leposaviçit, Zubin Potokut, Zveçanit, Skenderajit dhe Vushtrrisë.
Tel: +381 28 573 776;
Email: gjthmitrovice@rks-go.net;
Adresa: Dëshmorët e Kombit”, pn Vushtrri
[gmap-embed id=”6864″]
Gjykata Themelore në Gjakovë me seli në Gjakovë vepron për territorin e Komunës së Gjakovës, Malishevës, dhe Rahovecit.
Tel : +381 (0) 390/324-130;
Email:gjthgjakove@rks-gov.net;
Adresa:Rr. “Bardhyl Qaushi”, Nr.148 Gjakovë
[gmap-embed id=”6865″]
Gjykata Themelore e Ferizajit me seli në Ferizaj vepron për territorin e Komunës së Ferizajit, Kaçanikut, Shtimes, Shtërpcës dhe Hanit të Elezit.
Tel:+381 (0) 0290 321 009;
Email: gjthferizaj@rks-gov.net;
Adresa: Rr. “Salih Çeku”, pn Ferizaj
[gmap-embed id=”6866″]
Gjykata e Apelit
Gjykata e Apelit gjendet në Prishtinë dhe mbulon tërë territorin e Republikës së Kosovës.
Gjykata e Apelit vepron si gjykatë e shkallës së dytë dhe ka kompetencë të shqyrtoj të gjitha ankesat që drejtohen kundër vendimeve të gjykatave themelore, të vendos për konfliktin e kompetencave në mes të gjykatave themelore si dhe detyra tjera të përcaktuara me ligj.
Gjykata e Apelit gjykon në kolegj prej 3 gjyqtarëve profesionist, përveç nëse është e paraparë ndryshe me ligj.
Gjykata e Apelit organizohet në këto departamente:
- Departamenti i Përgjithshëm;
- Divisioni për çështje civile
- Divisioni për çështje penale
- Divisioni për kundërvajtje
- Departamenti për Krime të Rënda;
- Departamenti për Çështje Ekonomike;
- Departamenti për Çështje Administrative;
- Departamenti për të Mitur
- Departamenti Special
Adresa: Pallati i Drejtësisë, objekti B – Lagjja: “Prishtina e Re
Tel: +381 (0) 38/200 18 410; email: gjykataeapelit@rks-gov.net
Faqja zyrtare
[gmap-embed id=”6870″]
Gjykata Supreme e Kosovës
Gjykata Supreme është instanca më e lartë gjyqësore në Republikën e Kosovës dhe përfshinë tërë territorin e Kosovës. Vendimet në Gjykatën Supreme të Kosovës mirren në kolegje me nga 3 gjyqtarë, përveç nëse me ligj është paraparë numër më i madh.
Gjykata Supreme është kompetente të vendosë lidhur me:
- kërkesën për mjetet e jashtëzakonshme juridike kundër vendimeve të formës së prerë të gjykatave të Republikës së Kosovës, siç është paraparë me ligj;
- revizionin kundër vendimeve të shkallës së dytë të gjykatave në çështjet kontestimore, siç është paraparë me ligj;
- Gjykata Supreme vendos në shkallë të tretë për ankesat e lejuara me ligj;
- përcakton qëndrimet parimore, nxjerr mendime juridike dhe udhëzues për zbatimin unik të ligjeve nga gjykatat në territorin e Kosovës dhe të tjera kompetenca të parapara me ligj.
Gjykata Supreme ka 3 degë:
- Dega Penale,
- Dega Civile,
- Dega Administrative dhe Praktika gjyqësore.
Tel: +381 (0) 38/200 18 775;
Email: gjykatasupreme@rks-gov.net
Adresa: Pallati i Drejtësisë – Lagjja “Prishtina e Re”
Faqja zyrtare
[gmap-embed id=”6871″]
Institucionet Tjera
AGJENSIA PËR NDIHMË JURIDIKE FALAS
KËSHILLI PROKURORIAL I KOSOVËS
GJYKATA KUSHTETUESE E KOSOVËS