Eksperienca ime në programin e monitorimit

Unë jam Elmira Raqi, juriste e sapo diplomuar në Fakultetin Juridik, pata nderin dhe kënaqësinë
të isha pjesë e Programit mbi monitorimin e seancave gjyqsore në kuadër të organizatës YIHR KS. Si
një juriste e re përveç anës teorike për të cilën jemi aftësuar gjatë studimeve në Fakultet, është e
domosdoshme edhe aftësimi në anën praktike. Si një mundësi shumë e mirë për aftësim në anën
praktike është monitorimi. Mua personalisht monitorimi më ka ndihmuar që t’i kuptoj edhe më
mirë hapat e një procedure civile ose penale, e po ashtu kam pasur rastin që nga afër të shoh punën
e një gjyqtari, avokati, dhe prokurori.
Në vitin e fundit të studimeve në Fakultetin Juridik kam qenë e përcaktuar në modulin civil,
personalisht më tërheq më shumë lëmia e së drejtës civile. Monitorimin e seancave e kam
përfunduar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kam monitoruar më shumë seanca në
Departamentin e Përgjithshëm- Divizionin Civil, dhe gjatë kohës sa kam monitoruar kryesisht ka
pasur konteste pronësore, unë po ashtu kam monitoruar seanca në Departamentin e Krimeve të
Rënda si dhe në Departamentin Special, ku disa nga rastet ishin “Tentim vrasje”, “Vrasje e rëndë”,
“Keqpërdorim i pozitës zyrtare apo autorizimeve zyrtare”etj. Gjatë monitorimit përshtypje të mirë
më kanë lënë disa gjyqtarë të cilët përveç se ishin shumë profesional, kanë qenë shumë të gatshëm
dhe të hapur për të na ofruar ndihmë, ajo cfarë nuk më ka lënë përshtypje të mirë ka qenë
mospublikimi i orarit të seancave në website të Gjykatës, si p.sh orari i seancave në Divizionin
Penal shumicën e rasteve nuk publikohej, dhe kjo e vështirësonte pak punën tonë, si dhe në
Divizionin Civil mbajtja e seancave në zyre të gjyqtarëve nuk më ka pëlqyer sepse disa kishin
hapësirë shumë të ngushtë e cila e pamundësonte pjesëmarrjen në seancë. Duke qenë në pozitën
e monitorueses, përveç që kam zhvilluar aftësitë e mia profesionale po ashtu kam përfituar
njohuri të shumta për të cilat kam qenë e interesuar. Një eksperiencë me shumë benefite, u’a
sugjeroj të gjithë juristëve të rinjë!

Elmira Raqi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

https://edrejtajem.org/wp-content/uploads/2023/03/Rejana-Kojic-3rd-1.mov “Kjo video paraqet mendimet e disa të rinjve/rejave nga komunitete të ndryshme mbi të

“Këto fotografi të shkrepura në ish-Burgun e Prishtinës, paraqesin një sistem të drejtësisë të kalbur,

“Ngjyra e verdhë dhe e kaltër reprezantojnë ngjyrat e flamurit të shtetit tonë Kosovës. Goja

Resurse

YIHR KS do të kërkojë llogari nga institucionet përkatëse dhe do t’i mbajë nën vëzhgim për veprimet ose mos-veprimet sa i përket pyetjeve/rasteve të raportuara.

RAPORTO

YIHR KS do të kërkojë llogari nga institucionet përkatëse dhe do t’i mbajë nën vëzhgim për veprimet ose mos-veprimet sa i përket pyetjeve/rasteve të raportuara. Megjithatë, YIHR KS nuk mbanë përgjegjësi për mos-reagimin e intitucioneve të drejtësisë pas adresimit të raportimeve/pyetjeve.