logo
RRETH PROJEKTIT
KONTAKTI

Projekti “Të Rinjët për Drejtësi “ mbështetet nga Departamenti i Shtetit Amerikan- INL dhe ka filluar të implementohet që nga nëntori i vitit 2018 nga oragnizata Nisma e Të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – YIHR KS.

Telefoni

+383 (0) 38 748 018

E-mail

edrejtajem@yihr.org | ksoffice@yihr.org

 

Arbitrazhi

Everything you need to know about your rights

Arbitrazhi

Arbitrazhi është një mekanizëm për zgjidhjen e mosmarreshjeve në procedurë më pak formale se në gjykata dhe procedura e arbitrazhit rregullohet me ligjin për Arbitrazhin . Kjo formë e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve zakonisht praktikohet nga bizneset sepse është më e lirë, më e shpejtë dhe më private, ka më pak formalitete, dhe është shumë më e parashikueshme. Zakonisht subjektet që lidhin kontrata në mes tyre parashohin në nenet e kontrates apo në një marrëveshje të veçantë që në rast të ndonjë mosmarrëveshje me këtë kontratë,  kompetent është arbitrazhi.

Për çështje që kanë të bëjnë me marrëdhëniet e punës palët nuk mund t’i drejtohen arbitrazhit.

Në kuadër të Odës Ekonomike të Kosovës ekziston Tribunali i Përhershëm i Arbitrazhit (TPA), ndërsa pranë Odës Ekonomike Amerikane është themeluar Qendra për Zgjidhjen Alternative të Kontesteve.

Adresa e Tribunalit te Përhershëm të Arbitrazhit pranë OEK:  Rr. Nëna Terezë nr.20 , 10000, Prishtina – Kosovë
Nr.Telefonit: +381 (0) 38 712 364
Faqja zyrtare


Adresa e Qendrës per Zgjidhjen Alternative të Kontesteve : Rruga Perandori Justinian Nr.132 (0.85 mi)Prishtinë 10000
Nr:Telefonit:+ 381 38 609 012 / 609 013
Faqja zyrtare

Institucionet Tjera