logo
RRETH PROJEKTIT
KONTAKTI

Projekti “Të Rinjët për Drejtësi “ mbështetet nga Departamenti i Shtetit Amerikan- INL dhe ka filluar të implementohet që nga nëntori i vitit 2018 nga oragnizata Nisma e Të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – YIHR KS.

Telefoni

+383 (0) 38 748 018

E-mail

edrejtajem@yihr.org | ksoffice@yihr.org

Vendimi i Gjykatës së Apelit të Kosovës i jep të drejtë YIHR KS në kontestin me Klan Kosova

Home / Lajme  / Vendimi i Gjykatës së Apelit të Kosovës i jep të drejtë YIHR KS në kontestin me Klan Kosova

Vendimi i Gjykatës së Apelit të Kosovës i jep të drejtë YIHR KS në kontestin me Klan Kosova

Pas një beteje ligjore 11 vjeçare në mes të YIHR KS dhe Klan Kosova, Gjykata e Apelit të Kosovës e ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë duke e konsideruar padinë për shpifje të Klan Kosovës si të pabazë.

Në maj të vitit 2010, Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë kishte publikuar raportin 50-faqësh “Tkurrja e Hapësirës Publike Qeverisja dhe Liria e Shprehjes në Kosovë”, rezultat i një përpjekjeje hulumtuese gjashtë-mujore ku YIHR KS kishte ngritur shqetësime se televizoni në fjalë po favorizonte një parti të caktuar politike, specifikisht PDK-në. Raporti ngriti shumë çështje të rëndësishme dhe mori lëvdata të shumta për një hulumtim të guximshëm dhe analizë të thuktë të fenomeneve shqetësuese institucionale gjatë dy viteve të para të pavarësisë së Kosovës.

Më 25 qershor 2010, “Klan Kosova” kishte ushtruar padi në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj YIHR KS me pretendimet se raporti kishte dëmtuar imazhin e televizionit dhe kishte kërkuar 285 mijë euro si dëmshpërblim. Vlen të theksohet se media në fjalë kishte dështuar të sillte prova me të cilat do të vërtetonte se reputacioni i televizonit ishte dëmtuar pas publikimit të raportit hulumtues.

Paditë strategjike kundër pjesëmarrjes publike të njohura si paditë SLAPP, rrezikojnë dhe cenojnë seriozisht të drejtën e lirisë së shprehjes. Nëse media në fjalë do ta fitonte betejën, do të lejohej cenzura e kësaj lirie dhe roli i shoqërisë civile në adresimin dhe ngritjen e shqetësimeve lidhur me rrezikimin e demokracisë në vend do të minohej jashtëzakonisht shumë.

Shihni raportin në këtë LINK.