logo
RRETH PROJEKTIT
KONTAKTI

Projekti “Të Rinjët për Drejtësi “ mbështetet nga Departamenti i Shtetit Amerikan- INL dhe ka filluar të implementohet që nga nëntori i vitit 2018 nga oragnizata Nisma e Të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – YIHR KS.

Telefoni

+383 (0) 38 748 018

E-mail

edrejtajem@yihr.org | ksoffice@yihr.org

Vendimi i Gjykatës së Apelit në rastin Klan Kosova v. YIHR KS tashmë ka marrë formën e plotfuqishme

Home / Lajme  / Vendimi i Gjykatës së Apelit në rastin Klan Kosova v. YIHR KS tashmë ka marrë formën e plotfuqishme

Vendimi i Gjykatës së Apelit në rastin Klan Kosova v. YIHR KS tashmë ka marrë formën e plotfuqishme

Vendimi i Gjykatës së Apelit të Kosovës në rastin Klan Kosova YIHR KS tashmë ka marrë formën e plotfuqishme pas mos-përdorimit të mjeteve të jashtëzakonshme juridike nga paditësi.

Youth Initiative for Human Rights (YIHR KS) është e lumtur që roli i shoqërisë civile në kritikimin e figurave publike nuk është cënuar me ndonjë vendim kontravers dhe për më tepër liria e shprehjes për organizatat joqeveritare është konsoliduar, ndonëse me një procedurë gjyqësore që zgjati rreth 11 vite.

Në maj të vitit 2010, YIHR KS publikoi raportin 50-faqësh “Tkurrja e Hapësirës Publike. Qeverisja dhe Liria e Shprehjes në Kosovë” rezultat i një përpjekjeje hulumtuese gjashtë-mujore ku YIHR KS kishte ngritur shqetësime se televizoni në fjalë po favorizonte një parti të caktuar politike, specifikisht PDK-në. Raporti ngriti shumë çështje të rëndësishme dhe mori lëvdata të shumta për një hulumtim të guximshëm dhe analizë të thuktë të fenomeneve shqetësuese institucionale gjatë dy viteve të para të pavarësisë së Kosovës.

Më 25 qershor të vitit 2010 Televizioni “Klan Kosova” ushtroi padi në Gjykatë ndaj YIHR KS me pretendimet se raporti kishte dëmtuar imazhin e televizionit dhe kishte kërkuar 285 mijë euro si dëmshpërblim. Vlen të theksohet se media në fjalë kishte dështuar të sillte prova me të cilat do të vërtetonte se reputacioni i televizonit ishte dëmtuar pas publikimit të raportit hulumtues.

Paditë strategjike kundër pjesëmarrjes publike të njohura si paditë SLAPP, rrezikojnë dhe cenojnë seriozisht të drejtën e lirisë së shprehjes.
Nëse media në fjalë do ta fitonte betejën, do të lejohej cenzura e kësaj lirie dhe roli i shoqërisë civile në adresimin dhe ngritjen e shqetësimeve lidhur me rrezikimin e demokracisë në vend do të minohej jashtëzakonisht shumë.