logo
RRETH PROJEKTIT
KONTAKTI

Projekti “Të Rinjët për Drejtësi “ mbështetet nga Departamenti i Shtetit Amerikan- INL dhe ka filluar të implementohet që nga nëntori i vitit 2018 nga oragnizata Nisma e Të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – YIHR KS.

Telefoni

+383 (0) 38 748 018

E-mail

edrejtajem@yihr.org | ksoffice@yihr.org

TURQIA 10 VITE MË PAS VENDOS TË LARGOHET NGA KONVENTA PËR MBROJTJEN E GRAVE NGA DHUNA

Home / Lajme  / TURQIA 10 VITE MË PAS VENDOS TË LARGOHET NGA KONVENTA PËR MBROJTJEN E GRAVE NGA DHUNA

TURQIA 10 VITE MË PAS VENDOS TË LARGOHET NGA KONVENTA PËR MBROJTJEN E GRAVE NGA DHUNA

Turqia me datë 19 mars të vitit 2021, është tërhequr nga traktati historik evropian i cili mbron gratë nga dhuna, i nënshkruar pikërisht nga Turqia për herë të parë para 10 vjetësh dhe që mban emrin e qytetit të saj më të madh.

Konventa e Stambollit e nënshkruar në vitin 2011 thotë se burrat dhe gratë kanë të drejta të barabarta duke obliguar autoritetet e shtetit të parandalojnë dhunën me bazë gjinore, të mbrojnë viktimat dhe të ndjekin penalisht kryesit e krimit. 

Dekreti i presidentit Recep Tayyip Erdogan është goditje për mbrojtësit e të drejtave të grave, të cilët thonë se marrëveshja është thelbësore për të luftuar dhunën në familje.

Për të parë më shumë klikoni në këtë LINK.