logo
RRETH PROJEKTIT
KONTAKTI

Projekti “Të Rinjët për Drejtësi “ mbështetet nga Departamenti i Shtetit Amerikan- INL dhe ka filluar të implementohet që nga nëntori i vitit 2018 nga oragnizata Nisma e Të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – YIHR KS.

Telefoni

+383 (0) 38 748 018

E-mail

edrejtajem@yihr.org | ksoffice@yihr.org

Thirrje për aplikim: “Gjykimet e Simuluara në rajonin e Prishtinës”

Home / Lajme  / Thirrje për aplikim: “Gjykimet e Simuluara në rajonin e Prishtinës”

Thirrje për aplikim: “Gjykimet e Simuluara në rajonin e Prishtinës”

Dëshironi të mësoni më shumë për rolin e gjyqtarit/es, prokurorit/es ose avokatit/es?

A doni të dini se si zhvillohet një seancë gjyqësore dhe ta testoni veten në rolin e avokatit/es, prokurorit/es ose gjyqtarit/es?

 

Aktiviteti “Gjykime të Simuluara”, do të ofrojë mundësinë që 30 të rinj të shkollave të mesme nga rajoni i Prishtinës të jenë pjesë e një simulimi interaktiv dhe kreativ tre ditor rreth sistemit të drejtësisë dhe të marrin rolin e gjyqtarit/es, prokurorit/es ose avokatit/es.

 

Ky aktivitet rezidencial do të mbahet në Prishtinë nga 24-26 nëntor 2021.

 

Të gjitha shpenzimet e transportit dhe ushqimit janë të mbuluara nga YIHR KS dhe të gjithë pjesëmarrësit në këtë aktivitet do të certifikohen.

 

Ju mund të aplikoni duke plotësuar këtë formë:  https://forms.gle/LQAeQCW8h3JjeEw66

 

Aplikimi është i hapur nga data 1-10 nëntor 2021.

 

Ky aktivitet organizohet në kuadër të projektit “Të Rinjtë për Drejtësi” që mbështetet nga Departamenti i Shtetit Amerikan – INL.