
28 Korrik, 2021
Themelimi i Gjykatës Komerciale do të sjellë më shumë dëm se sa dobi
Është mbajtur një tryezë diskutimi lidhur me themelimin e Gjykatës Komerciale në Kosovë, nevojën për themelimin e kësaj gjykate, rreth sfidave dhe pritshmërive nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike.
Sipas kësaj organizate krijimi i Gjykatës Komercialë sipas vlerësimeve do të sjellë më shumë dëme se dobi, pasi kohëzgjatja për të zgjidhur lëndët do të merr të njëjtën kohë sikur të bëhet shqyrtimi në departamentin e Gjykatës Themelore. Edhe profesori në fakultetin juridik Visar Morina ka thënë se mungon analizë e duhur për ta krijuar këtë gjykatë dhe specializim të sistemit juridik dhe gjyqësor. Shihni lajmin e plotë tek Ekonomia Online.