
Të respektohen masat e kërkuara e të thjeshta, apelon Avokati i Popullit
Avokati i Popullit, z. Hilmi Jashari, për t’u njoftuar nga afër me situatën e shkaktuar nga pandemia ka vizituar Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK). Z. Jashari u taku me drejtorin e IKShPK – së z. Naser Ramadani dhe u njoftua për sfidat me të cilat ky institucion po përballet, numrin e madh të të infektuarve kohëve të fundit, dhe frikën e daljes së situatës nga kontrolli.
Institucioni i Avokatit të Popullit nëpërmet një komunikate për media ka apeluar tek të gjithë qytetarët që të respektohen masat e kërkuara mbrojtëse nga pandemia, siç janë: distanca sociale, mbajtja e maskave dhe higjiena personale.
Për më shumë lexo lajmin e plotë këtu.