Blog

Home / Blog Shqip  / Të Drejtat e Njeriut dhe Qasja në Drejtësi

Të Drejtat e Njeriut dhe Qasja në Drejtësi

Nëse flasim për koncepte si të drejtat e njeriut, të drejtat e minoriteteve e veçanërisht për qasshmërinë e tyre në sistemin e drejtësisë së Kosovës, gjëja e parë qe na vjen ndërmend është inferioriteti qe zbatohet si formë ideologjike nga shumica dërrmuese e popullatës. Kjo ndodh si shkak i mos përfilljes që ju behet sidomos minoriteteve e grupeve të margjinalizuara të vendit tonë nga ana e organeve kompetente, pra kjo dukuri frymëzohet nga kokat e shtetit dhe implementohet nga qytetari i thjeshtë.
Të drejtat e njeriut janë një trend në rritje e sipër në republikën tonë. Kjo shkak i qasjes më të gjerë që ka pasur shoqëria jonë në kulturën perëndimore viteve të fundit. Pasojë kjo e modernizimit të këtyre koncepteve ku, çdo ditë e më shumë përforcohen dhe zbatohen këto të drejta në nivel ndërkombëtarë. Ndoshta në të kaluarën ishte më e vështirë te diskutohej për këto tema në një vend ku sundonte fryma patriarkale dhe drejtësia bazohej në kanune të trashëguara me breza të tërë. Por me ndërrimin e gjeneratave ngadalë por me hapa të sigurte, patriarkalizmi kosovarë po zbehet. Gjate këtij proces sigurisht që janë duke dalë në pah tema më të ‘’rënda’’ për shoqërinë tonë siç janë të drejtat e komunitetit LGBTQ+, apo të drejtat e pakicave që jetojnë në Kosovë. Izolimi që i ‘u bëhet në mënyre konstante grupeve të veçanta për gjate viteve të pas luftës, duke bere atë ndarjen klasike ‘’ne’’ dhe ‘’ata’’, sigurisht që ndikon negativisht në përforcim te kulturës evropiane të shtetit tonë të sapoformuar. Qasja e mirëfillte e këtyre grupeve të veçanta në drejtësi, sigurisht qe është një sfidë mjaftë e madhe për sistemin tonë të kalbur të drejtësisë, përmbushja e kuotave të punësimit në institucione publike ashtu siç është edhe e parapare ne kushtetute nuk është asgjë tjetër veç se diskriminim. Për të pasur një qasje korrekte, duhet pasur edhe përfaqësim të denjë e jo emërime të bazuara në pazare politike qeveri-bërëse, dukuri e shpeshtuar kjo si shkak i lojërave politike të cilat veç shkaktojnë trazira të një pas njëshme duke mos lënë vend për lulëzim të shtetit më të ri në Evropë.

Ndarja territoriale siç është aktualisht, ku veriu i vendit ju takon ‘’atyre’’ dhe pjesa tjetër e Kosovës ‘’neve’’, tregon edhe dobësitë që has sundimi i ligjit si dhe mangësinë e qasjes së mirëfilltë në drejtësi të, të gjithë kosovareve, me theks te veçantë të grupeve të margjinalizuara. Këto grupe të veçanta, të harruara nga organet ekzekutive deri në prag te zgjedhjeve të reja, përballen me vështirësi të shumta sa i përket qasjes si në drejtësi po edhe në socializëm në përgjithësi. Izolimi që ju shkaktohet këtyre grupeve, i shkakton gjithë këto rrethana me të cilat nuk mund të përparojnë apo të inkuadrohen ata në sigurim të një qasjeje më të denjë në drejtësi apo të drejtave sociale, ekonomike e kulturore të barabarta me bashkëvendësit e tyre.

Athua ky izolim është krijuar pikërisht për ti parandaluar këto?
– Unë jam i mendimit se një vend siç është Kosova, i cili është në faze të tranzicionit padyshim që përballet me këto dukuri, shkak ky i shkeljes masive të, të drejtave të njeriut e cila i është bërë pikërisht këtij shteti vazhdimisht përgjatë historisë. Pra, mos respektimi i vazhdueshëm ndaj grupeve të veçanta që jetojnë në Kosovë e ka zanafillën qysh prej kohës së instalimit të një okupatori e deri tek ky i që e kishim të fundit. Mund të themi se kjo sjellje është një transmetim i asaj se çka ka përjetuar ky popull i vyer, vuajtje të shumta të kthyera në urrejtje të cilat nuk bëjnë asgjë më shumë veç se na ulin në të njëjtin nivel me ata që na sunduan këto gjashtëqind vjetët e fundit.

Për të folur rreth opsioneve që mund të merren parasysh për ta përmirësuar ketë situate, padyshim qe secili prej nesh mund të imagjinoje me mijëra ide nga më të ndryshmet te cilat mbesin vetëm hipotetike. Megjithatë vlen të theksohet puna e jashtëzakonshme e cila po realizohet nga organizata të ndryshme joqeveritare vendore, rajonale si dhe ndërkombëtare, në krijim dhe implementim të programeve e projekteve që kanë për qëllim paqe-ndërtimin, pajtimin si dhe dialogun ndërkulturor mes të rinjve e të rejave të etniteteve të ndryshme. Unë jam i mendimit që metoda më e duhur për një rrugëtim të drejtë, drejt një të ardhmeje me plot prosperitet për Ballkanin Perëndimorë është pikërisht aktivizimi i te rinjve dhe të rejave së pari në bashkëbisedime, reflektime mbi të kaluarën por pse jo edhe inkuadrimin e tyre në vendimmarrje. Padyshim që hapa drejt përmirësimit të kësaj situate mund të ndërmerren edhe me akte konkrete ligjore, por që një gjë e tillë për mendimin tim nuk është e mundur pasi që ndarja klasore ose etnike është një fenomen i lashtë sa vet koha dhe se tentimi për ta ndaluar ketë me anë të shtetit bie në ndesh pikërisht me teorinë e këtij të fundit.

Promovimi i diversitetit me anë të kampanjave të ndryshme qofshin në mënyrë elektronike apo fizike, padyshim që do të kontribuonte në një të ardhme më gjithëpërfshirëse në secilin aspekt të lartpërmendur, por edhe informimi i shumicës popullore e cila jeton nën hije dhe nuk është në dijeni se si jetojnë individët me më pak privilegje se ata, mendoj që do te ndikonte sado pak në vetëdijesim të tyre si dhe parandalim minimal të shkeljes së të drejtave bazike të grupeve të veçanta.
Krejt në fund mendoj qe një e ardhme e mirë fillon dhe mbaron me inkuadrimin e te rinjve dhe të rejave në çdo sferë të bashkëpunimit qoftë nder etnik qoftë ndër rajonal.

Art Vula

No Comments

Post a Comment