23 Qershor, 2021
Sot pritet të zgjidhen drejtuesit e rinj për Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe Gjykatën Themelore në Prishtinë
Sot pritet të zgjidhet kryesuesi i ri i Këshillit Gjyqësor të Kosovës duke pasuar në këtë pozitë Skender Çoçaj që ishte zgjedhur si kryesues në mars të vitit 2019. Të drejtë për të kandiduar për këtë pozitë kanë pasur gjithë anëtarët e Këshillit që është dashur të kenë së paku tre nënshkrime nga anëtarë tjerë të Këshillit për të kandiduar. Zgjedhja për pozitën e kryesuesit bëhet me shumicë votash nga anëtarët e KGJK-së, ndërsa mandati është tre vjeçar. Pasi të jetë zgjedhur në këtë pozitë, kryesuesi duhet ta pezullojë punën si gjyqtar deri ta përfundojnë mandatin si kryesues i Këshillit.
Përpos KGJK-së, sot pritet të zgjidhet edhe drejtuesi i ri i Gjykatës Themelore në Prishtinë që deri në fund të vitit të kaluar ishte udhëhequr nga Afërdita Bytyçi dhe pastaj nga ushtruesi i detyrës së kryetarit Arben Hoti. Për pozitën e kryetart të Gjykatës Themelore në Prishtinë kanë mundur të kandidojnë gjyqtarët e Gjykatës në Prishtinë, duke përfshirë dhe degët. Për të ushtruar këtë detyrë, gjyqtari duhet pasur sa paku tre vite përvojë dhe të mos ketë ndonjë sanksion disiplinor të formës së prerë, duke përjashtuar masën e qortimit apo vërejtjën jo-publike për pesë vitet e fundit. Përzgjedhja bëhet me votim të fshehtë ndërsa kandidati që merr shumicë votash zgjedhet në pozitën e kryetarit/es për një mandate pesë vjeçar, pa pasur të drejtë rizgjedhjeje. Shihni lajmin e plotë në Betimi për Drejtësi.