Blog

Home / Lajme  / Sistemi SMIL në gjykatat e Kosovës

Sistemi SMIL në gjykatat e Kosovës

Në një takim të datës 31 dhjetor 2020 në Këshillin Gjyqësor të Kosovës (KGjK) është prezantuar raporti informues i përdorimit të Sistemit për Menagjim Informativ të Lëndëve (SMIL) dhe ndërlidhja e sistemeve të Policisë, sistemit të prokurorisë dhe atij të gjykatave me këtë sistem.

Regjistrimi i lëndëve të vjetra penale, civile, administrative dhe ekonomike në SMIL të Gjykatave Themelore në Prishtinë kishte perfunduar më datë 12 dhjetor 2019. Projekti kishte planifikuar të regjistroj të gjitha lëndet brenda këtyre gjykatave gjatë vitit 2019 dhe gjithsej numri i tyre është 40,927.

Regjistrimi i lëndeve të Gjykatës së Apelit do të përfundoj gjatë tre muajve të parë të 2020. Kështu më 17 janar kjo gjykatë ka filluar regjistrimin e gjithsej 11,788 lëndë.

Së fundmi me qëllim të krijimit të një sigurie më të lartë në mosndërhyrjen në këtë sistem KGjK ka vendosur edhe kriteret për shpërndarjen automatike të lëndëve dhe mënyrën e zbatimit të tyre nga gjykatat e Kosovës.

Lexoni lajmet e plota në vazhdim:

No Comments

Post a Comment