logo
RRETH PROJEKTIT
KONTAKTI

Projekti “Të Rinjët për Drejtësi “ mbështetet nga Departamenti i Shtetit Amerikan- INL dhe ka filluar të implementohet që nga nëntori i vitit 2018 nga oragnizata Nisma e Të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – YIHR KS.

Telefoni

+383 (0) 38 748 018

E-mail

edrejtajem@yihr.org | ksoffice@yihr.org

Shënohet Java e Ndërmjetësimit në Kosovë

Home / Lajme  / Shënohet Java e Ndërmjetësimit në Kosovë

Shënohet Java e Ndërmjetësimit në Kosovë

Në një postim të Këshillit Gjyqësor të Kosovës është njoftuar për shënimin e Javës së Ndërmjetësimit në Kosovë.

“Shumë shpesh njerëzit mendojnë se forma e vetme dhe më e zakontë e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve është duke iu drejtuar gjykatës e cila merr një vendim gjyqësor për çështjen, duke zbatuar procedurat ligjore. Mirëpo, jo çdo mosmarrëveshje duhet detyrimisht të zgjidhet në Gjykatë. Palët në një mosmarrëveshje shpesh mund të zgjidhin dallimet e tyre përmes ndërmjetësimit dhe shmangin proceset gjyqësore të gjata, të shtrenjta dhe të pasigurta.” thuhet në postim.

KGJK ka thënë se ndërmjetësimi siguron qytetarët për alternativë për të zgjidhur konfliktet dhe mosmarrëveshjet pa shkuar në process gjyqësor me kosto më të ulët dhe për kohë më të shkurtër, ku palët mund të vendosin për zgjidhjen e çështjes.

Shiheni postimin në këtë LINK.