logo
RRETH PROJEKTIT
KONTAKTI

Projekti “Të Rinjët për Drejtësi “ mbështetet nga Departamenti i Shtetit Amerikan- INL dhe ka filluar të implementohet që nga nëntori i vitit 2018 nga oragnizata Nisma e Të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – YIHR KS.

Telefoni

+383 (0) 38 748 018

E-mail

edrejtajem@yihr.org | ksoffice@yihr.org

Shënohet Dita Ndërkombëtare Kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë

Home / Lajme  / Shënohet Dita Ndërkombëtare Kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë

Shënohet Dita Ndërkombëtare Kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë

Më 17 maj 2020, në Prishtinë, u shënua Dita Ndërkombëtare Kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë.  Në këtë ditë Institucioni i Avokatit të Popullit tërhoqi vëmendjen tek personat e grupit LGBT si një ndër grupet me të drejtat më të cënuara në vend. 

Ky institucion ka pëmendur se garancitë kushtetuese për të drejtat e njeriut janë vlerat themelore për një shoqëri demokratike dhe se Ligji për Mbrojtje nga Diskriminimi parasheh kornizën e përgjithshme për mbrojtje nga diskriminimi dhe konkretizon dispozitat e parapra me konventa ndërkombëtare dhe Kushtetutë. 

Më tutje, kur jemi tek respektimi i të drejtës për të vendosur mbi identitetin gjinor, e cila parashihet edhe me ligj, Avokati i Popullit ka përshëndetur vendosjen e drejtësisë nga gjykatat për respektimin e të drejtës së personave për të vendosur për identitetin e tyre gjinor. 

Lexo lajmin e plotë këtu.