Platforma “E Drejta Jem” është krijuar me qëllim të informimit sa më të mirë të qytetarëve në lidhje me institucionet e drejtësisë dhe të drejtat e garantuara me Kushtetutën e Kosovës. Kjo Platformë do të jetë një hapësirë interaktive e cila do të përditësohet me të dhëna vazhdimisht dhe ndër tjerash do të shërbejë edhe si një urë lidhëse në mes të qytetarëve dhe institucioneve të drejtësisë. Platforma E Drejta Jem është zhvilluar në kuadër të projektit “Të Rinjtë për Drejtësi” që mbështetet nga Departamenti i Shtetit Amerikan/Buroja Ndërkombëtare e Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (INL).