logo
RRETH PROJEKTIT
KONTAKTI

Projekti “Të Rinjët për Drejtësi “ mbështetet nga Departamenti i Shtetit Amerikan- INL dhe ka filluar të implementohet që nga nëntori i vitit 2018 nga oragnizata Nisma e Të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – YIHR KS.

Telefoni

+383 (0) 38 748 018

E-mail

edrejtajem@yihr.org | ksoffice@yihr.org

Reagon shoqëria civile lidhur me kërkesën për konfidencialitet të Komisionit ad-hoc për të përzgjedhur anëtarin e Bordit për Ankesa të Mediave

Home / Lajme  / Reagon shoqëria civile lidhur me kërkesën për konfidencialitet të Komisionit ad-hoc për të përzgjedhur anëtarin e Bordit për Ankesa të Mediave

Reagon shoqëria civile lidhur me kërkesën për konfidencialitet të Komisionit ad-hoc për të përzgjedhur anëtarin e Bordit për Ankesa të Mediave

Nëntëmbëdhjetë organizata nga shoqëria civile duke përfshirë edhe YIHR KS, kanë reaguar lidhur me kërkesën për konfidencialitet të Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e anëtarit të Bordit për Ankesa të Mediave. Përmes këtij reagimi është kërkuar që deputetët e komisionit të tërheqin iniciativën si dhe të lejohen organizatat e shoqërisë civile si dhe aktivitët për të monitoruar lirshëm.

Organizatat kanë kundërshtuar fuqishëm iniciativën e deputetëve që tenton të heshtë shoqërinë civile dhe aktivistët pasi kufizimet që përcaakton Marrëveshja për Konfidencialitet janë në kundërshtim më ligjin duke cënuar të drejtën e informimit të publikut dhe dukë pamundësuar punën nga shoqëria civile. Marrëveshja për Konfidencialitet ndër të tjera ka të përcaktuar që shoqëria civile nuk mund të diskutojë hapur apo të publikojë materiale që lidhen me kandidatët si dhe rreth ecurisë së procesit.

Misioni i aktivistëve dhe organizatave joqeveritare është të monitorojnë punën e institucioneve publike dhe të informojnë publikun si dhe të kërkojnë llogari nga politikanët për veprimet e tyre. Përmes detyrimit të marrëveshjeve të tilla, Kuvendi e pamundëson punën e organizatave dhe e privon publikun nga e drejta për t’u informuar.

Shihni lajmin e plotë të Betimi për Drejtësi këtu.