27 Gusht, 2021
Qeveria miraton projektligjin i cili do të ofrojë ndihmë juridike falas për viktimat e dhunës në familje
Në mbledhjen e 31 të Qeverisë së Republikës së Kosovës janë shqyrtuar dhe miratuar pesë projektligje ndër të cilat edhe projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Ndihmë Juridike Falas që do të përfshijë edhe dhjetë kategori që do të përfitojnë nga ndihma juridike falas.
Ndër të tjera në këtë projektligj kategoritë që do të përfitojnë nga ndihma juridike falas janë viktimat e dhunës në familje, viktimat që janë dëshmitarë të dhunës në varësi të viktimave të dhunës në familje, viktimat e dhunës në bazë gjinore dhe viktimat e cilësdo dhunë seksuale. Lajmin e plotë mund ta lexoni KËTU.