logo
RRETH PROJEKTIT
KONTAKTI

Projekti “Të Rinjët për Drejtësi “ mbështetet nga Departamenti i Shtetit Amerikan- INL dhe ka filluar të implementohet që nga nëntori i vitit 2018 nga oragnizata Nisma e Të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – YIHR KS.

Telefoni

+383 (0) 38 748 018

E-mail

edrejtajem@yihr.org | ksoffice@yihr.org

Qeveria ka miratuar koncept dokumentin për procesin e vetingut

Home / Lajme  / Qeveria ka miratuar koncept dokumentin për procesin e vetingut

Qeveria ka miratuar koncept dokumentin për procesin e vetingut

Në mbledhjen e djeshme të Qeverisë është paraqitur për votim koncept dokumenti për zhvillim e vetingut në sistemin e drejtësisë është bërë e ditur në ëebfaqen e Ministrisë së Drejtësisë. Lajmi njofton se koncept dokumenti është miratuar me unanimitet të plotë nga kabineti dhe përmes tij synon të krijohet një sistem i drejtësisë i pavarur, i paanshëm dhe i besueshëm.

Dokumenti është zhvilluar mbi disa shtylla kryesore që lidhen me verifikimin e integritetit personal të subjekteve të vettingut, vlerësimin profesional të përformancës, kontrollin e pasurisë për gjyqtarë, prokurorë dhe zyrtarë tjerë të lartë.

Ministria ka njoftuar se procesi i vettingut është e paraparë të ketë dy shkallshmëri në vendimmarrje dhe mbështetje administrative si dhe logjistike nga sekretariati. Anëtarët që do të vlerësojnë në shkallë të parë dhe të dytë do të jenë profesionistë në fushën e drejtësisë, dhe do të zgjedhen në Kuvendin e Kosovës me shpallje nga Presidentja.

Ky process do të zhvillohet nga tre trupa vendimmarrës për gjyqtarë dhe dy për prokurorë, vendimet e të cilëve do të jenë të arsyetuara dhe publike, ndërsa subjektit do t’i garantohen e drejta për gjykim të drejtë dhe për në ankesë ka theksuar ministrja Haxhiu.

Lajmin e plotë e gjeni KËTU.