logo
RRETH PROJEKTIT
KONTAKTI

Projekti “Të Rinjët për Drejtësi “ mbështetet nga Departamenti i Shtetit Amerikan- INL dhe ka filluar të implementohet që nga nëntori i vitit 2018 nga oragnizata Nisma e Të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – YIHR KS.

Telefoni

+383 (0) 38 748 018

E-mail

edrejtajem@yihr.org | ksoffice@yihr.org

Publikohet raporti i shoqërisë civile për të drejtat e njeriut në Kosovë për vitin 2020

Home / Lajme  / Publikohet raporti i shoqërisë civile për të drejtat e njeriut në Kosovë për vitin 2020

Publikohet raporti i shoqërisë civile për të drejtat e njeriut në Kosovë për vitin 2020

Është publikuar raporti i dytë i përbashkët i shoqërisë civile për të drejtat e njeriut në Kosovë që ofron një përmbledhje të situatës së të drejtave të njeriut në Kosovë për vitin 2020, duke përfshirë problemet dhe sfidat kryesore për realizimin e të drejtave të njeriut, si dhe shkeljet e të drejtave të njeriut dhe implikimet e të drejtave të njeriut gjatë pandemisë COVID-19 dhe masave të kufizimit. Raporti vlerëson të drejtat civile dhe politike, të drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore, çështjet e të drejtave të njeriut lidhur me grupe specifike dhe të margjinalizuara, si dhe disa tema ndërlidhëse për të drejtat e njeriut si korrupsioni, drejtësia tranzicionale, e drejta e së vërtetës, mjedisi dhe të drejtat e njeriut.

Tridhjetë e katër organizata të shoqërisë civile (OShC) që punojnë në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut në Kosovë kanë bashkuar forcat për të hartuar këtë raport pas një procesi gjithëpërfshirës. Përveç avancimit të mëtejshëm të bashkëpunimit dhe koordinimit ndërmjet OshC-ve të ndryshme, ky raport vazhdon të plotësojë një boshllëk kritik duke siguruar monitorim dhe raportim të përbashkët për të drejtat e njeriut në Kosovë në nivelet lokale dhe ndërkombëtare.

Raporti adreson çështjet dhe sfidat më urgjente të të drejtave të njeriut në Kosovë, te përzgjedhuara pas një rishikimi të plotë të kontekstit lokal gjatë një procesi konsultimi me një numër të OSHC-ve të të drejtave të njeriut. Përveç kësaj, raporti ofron rekomandime konkrete për institucionet e Kosovës që kanë për qëllim përmirësimin e situatës së të drejtave të njeriut në Kosovë.

OSHC-të që kontribuan në këtë raport u bëjnë thirrje institucioneve të Kosovës dhe aktorëve të tjerë të interesuar që të ndërmarrin veprime dhe masa të përshtatshme, sipas rekomandimeve të dhëna në raport, që të adresojnë shkeljet dhe problemet e të drejtave të njeriut të identifikuara dhe të paraqitura në raport. Nëse nuk adresohen, këto shkelje dhe probleme, ka shumë të ngjarë të vazhdojnë ose edhe të thellohen, duke i penguar qytetarët në realizimin e të drejtave të njeriut siç garantohen nga Kushtetuta e Kosovës, legjislacioni dhe disa instrumente ndërkombëtare dhe rajonale të të drejtave të njeriut.

Meqenëse disa nga këto sfida të të drejtave të njeriut janë përkeqësuar nga pandemia COVID-19 dhe masat për ta ndaluar atë, është bërë thirrje drejt institucioneve të Kosovës dhe të gjithë aktorëve të tjerë të vendosin të drejtat e njeriut në qendër të përgjigjes dhe rimëkëmbjes nga COVID-19.

Raporti i plotë është në dispozicion në shqip, serbisht dhe anglisht dhe i bashkangjitur në këtë njoftim.