Prokuroria Themelore në Prishtinë mbulon territorin e Prishtinës, Podujevës, Drenasit, Lipjanit, Fushë Kosovës, Obiliqit dhe Graçanicës.
Adresa: Pallati i Drejtësisë, Objekti C, Hajvali-Prishtinë;
Tel: 038/200 18 711
Faqja Zyrtare
Prokuroria e Shtetit është institucion i pavarur dhe i paanshëm i cili është përgjegjës për ndjekjen e personave të akuzuar për kryerjen e veprave penale si dhe për përfaqsimin e akuzave në gjyq në emër të shtetit. Prokurorët detyrat e tyre duhet ti ushtrojnë gjithmonë në harmoni me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi.
Emërimi i prokurorëve të shtetit bëhen nga Presidenti i Republikës të propozuar nga Këshilli Prokurorial i Kosovës.
Disa nga detyrat e prokurorëve janë këto:
Institucioni i Prokurorit të Shtetit përfshinë: Prokuroritë Themelore, Prokurorinë e Apelit, Prokurorinë Speciale dhe Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.
Me qëllim të parandalimit të veprave penale dhe ngritjes së njohurisë për ligjin Prokurori i Shtetit bashkpunon me institucionet e tjera shtetërore, publike e private.
Prokuroritë Themelore gjenden në shtatë (7) rajone të Kosovës, përkatësisht në: Prishtinë, Gjilan, Prizren, Pejë, Mitrovicë, Gjakovë dhe Ferizaj.
Secila Prokurori Themelore përbëhet nga tri (3) departamente: Departamenti i Përgjithshëm, Departamenti për të Mitur dhe Departamenti për Krime të Rënda.
Prokuroritë Themelore nëpër këto rajone kanë kompetencë për të gjitha lëndët në shkallë të parë, përveç nëse me ligj është paraparë ndryshe.
Prokuroria e Apelit përfshinë tërë territorin e Republikës së Kosovës dhe është themeluar për të vepruar pranë Gjykatës së Apelit.
Prokurorët e emëruar në Prokurorinë e Apelit janë të specializuar në përfaqësimin e ndjekjes penale pranë Gjykatës së Apelit. Kur një lëndë e prokurorisë prezantohet para Gjykatës së Apelit, prokurori, i cili ka iniciuar apo zhvilluar ndjekjen penale, me miratimin e Kryeprokurorit të Shtetit, mund të shoqërojë dhe ndihmojë Prokurorinë e Shtetit në paraqitjen e ankesës apo mbrojtjen kundër ankesës.
Selia e Prokurorisë së Apelit është në Prishtinë
Pallati i Drejtësisë P.N. Hajvali Objekti C.
Nr. tel. 038/200-18-857
Prokuroria Speciale ka kompetencë në tërë Republikën e Kosovës. Kompetencat e Prokurorisë Speciale përcaktohen me Ligj dhe ato ndahen në kompetenca të veçanta dhe kompetenca plotësuese.
Disa nga kompetencat e veçanta të Prokurorisë Speciale janë ndjekja dhe hetimi i krimeve të ndryshme si:
a) kryerjen e akteve të terrorizmit,
b) moslajmërimi i përgatitjes së veprave penale,
c) lehtësimi i kryerjes së terrorizmit, organizimi, përkrahja dhe pjesëmarrja në grupet terroriste ;
d) gjenocidi;
e) krimet kundër njerëzit;
f) krimet e luftës në kundërshtim të rëndë me konventat e Gjenevës dhe të tjera kompetenca tëlistuara në nenin 5 të Ligjit Nr.03/L-052 si dhe kompetencat plotësuese të listuara në nenin 9 të po të njejtit ligj.
Adresa: Rruga Fehmi Agani pa nr. Ndërtsa PTC, Prishtinë.
Tel:038/200 18 891
Kryeprokurori i Shtetit përfshin tërë territorin e Republikës së Kosovës dhe është kompetent ekskluzivisht për lëndët në shkallë të tretë pranë Gjykatës Supreme, si dhe mbi të gjitha lëndët që përfshijnë mjete të jashtëzakonshme juridike.
Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit udhëhiqet nga Kryeprokurori i Shtetit, i cili emërohet nga Presidenti i Republikës së Kosovës me propozim të Këshillit Prokurorial të Kosovës.
Adresa:Rruga Luan Haradinaj, 10000 Prishtinë – Kosovë.
Tel:+381/38/200 18 826