logo
RRETH PROJEKTIT
KONTAKTI

Projekti “Të Rinjët për Drejtësi “ mbështetet nga Departamenti i Shtetit Amerikan- INL dhe ka filluar të implementohet që nga nëntori i vitit 2018 nga oragnizata Nisma e Të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – YIHR KS.

Telefoni

+383 (0) 38 748 018

E-mail

edrejtajem@yihr.org | ksoffice@yihr.org

Programi i Praktikës për Studentë të Fakultetit Juridik

Home / Lajme  / Programi i Praktikës për Studentë të Fakultetit Juridik

Programi i Praktikës për Studentë të Fakultetit Juridik

Pozita: Praktikant/e

Kohëzgjatja: 6 muaj (1 nëntor 2021 – 30 prill 2022)

Lokacioni: Gjykatat Themelore në Prishtinë, Pejë, Gjakovë, Ferizaj, Gjilan, Mitrovicë, Prizren dhe në degët e tyre

Lloji i praktikës: Praktikë me kohë të plotë dhe pagesë (200$/muaj)

Kriteret dhe kualifikimet:

  • Student/e (viti i fundit) apo jurist/e i/e diplomuar nga universitetet publike ose private në Kosovë;
  • Të posedojë aftësi profesionale të komunikimit dhe shkrimit në gjuhën shqipe (njohja e gjuhës angleze ose serbe është përparësi);
  • Të posedojë shkathtësi bazike të përdorimit të kompjuterit dhe të programeve Word, Powerpoint dhe Excel;
  • Të posedojë njohuri sa i përket procedurave ligjore dhe aftësi në përpilim të dokumenteve ligjore;
  • Aftësi dhe gatishmëri për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në një ambient dinamik të punës;
  • Të posedojë dokumente identifikimi dhe llogari bankare.

Detyrat kryesore:

  • Të ofrojë mbështetje profesionale për gjyqtarët dhe personelin e gjykatës përkatëse;  
  • Të asistojë në detyra të tjera sipas nevojës së gjykatës;
  • Të tregojë fleksibilitet në orar të punës;
  • Të raportojë tek YIHR KS në baza mujore dhe tek personeli i gjykatës sipas nevojës.

Për të aplikuar ju duheni të dërgoni të gjitha këto dokumente:

  1. CV-në (max. 2 faqe);
  2. Letrën motivuese (max. 500 fjalë);
  3. Transkriptën e notave (të shkarkuar nga SEMS-i).

Të gjitha/aplikacionet duhet të dorëzohen në formë elektronike në emailin apply@yihr.org deri me 17 tetor 2021, ora 17:00 me subjektin “Aplikim për programin e praktikës 2021”. Vetëm kandidatët e suksesshëm do të njoftohen për intervistë.

Programi i praktikës zhvillohet në kuadër të projektit “Të Rinjtë për Drejtësi“ që qëllim kryesor ka të fuqizojë të rinjtë për të kërkuar drejtësi dhe për t’u bërë pjesëmarrës aktivë në sistemin e drejtesisë në Kosovë.

Projekti mbështetet nga Departamenti i Shtetit Amerikan – INL.