Programi i Monitorimit të Seancave Gjyqësore: 40 studentë dhe 400 seanca të monitoruara
Gjatë muajit tetor, në kuadër të Programit të Monitorimit të Seancave Gjyqësore 40 studentë të drejtësisë u angazhuan si monitorues të seancave gjyqësore nëpër gjykatat themelore në Kosovë. Programi pati për qëllim përfshirjen e të rinjve në sistemin e drejtësisë përmes monitorimitt të dhjetë seancave gjyqësore, duke i’u dhënë studentëve qasje direkte në departamente të ndryshme të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Gjykatës Themelore në Gjakovë, Gjykatës Themelore në Pejë dhe Gjykatës Themelore në Ferizaj.
Programit të Monitorimit të Seancave Gjyqësore i ka paraprirë një trajnim në të cilin të rinjtë kanë përfituar njohuri rreth monitorimit në sistemin gjyqësor, për qasjen në sistemin e drejtësisë, rreth përgatitjes së raporteve si dhe kërkesës për qasje në dokumente publike.
Përveç dhjetë seancave të monituara, secili student i angazhuar gjatë këtij programi ka drejtuar tek institucionet publike një kërkesë për qasje në dokumente publike për lëndë të caktuara për të cilat kanë pasur interes. Për më shumë, ata kanë raportuar për parregullësi apo shkelje procedurale gjatë zhvillimit të seancave gjyqësore.
Programi i Monitorimit të Seancave Gjyqësore ka pasur për qëllim ngritjen e njohurive dhe aftësive të të menduarit kritik dhe rritjen e transparencës dhe përgjegjësisë në institucionet e drejtësisë në Republikën e Kosovës.